E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, raundi i dytë i referendumit

Në Egjipt sot kanë filluar votimet në rundin e dytë të referendumit për Kushtetutën e re. Kundërshtarët e tekstit të ri të Kushtetutës thonë se ky dokument i favorizon partitë islamike dhe i injoron të drejtat e të krishterëve, të minoriteteve dhe të femrave.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i tekstit është esencial për Egjiptin, që të lëvizë përpara kah një sistem më demokratik.

Dje në qytetin Aleksandria, demonstratat e mbështetësve dhe kundërshtarëve të Kushtetutës së re u shndërruan në tubime të dhunshme, ku dy grupet e gjuanin me gurë njëri-tjetrin. Policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Rezultatet jozyrtare në mediat shtetërore tregojnë se 57% të atyre që morën pjesë në rundin e parë të referendumit, më 15 dhjetor, votuan për Kushtetutën e re./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›