E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët fundosin anijen fantazmë të cunamit (FOTO)

Share

Mbaron udhëtimi i gjatë dhe i vetmuar i anijes fantazmë japoneze.

Roja Bregdetare e SHBA e ka goditur me top anijen Ryou-Un Maru të enjten, duke i dhënë fund një udhëtimi që nisi një vit më par në mars kur Japonia u godit nga cunami. Anija fantazmë u fundos rreth 150 milje larg bregut pasi kishte bërë një udhëtim të gjatë.

Ekuipazhi e goditi anijen fantazmë me një sasi të madhe municioni dhe Ryou-Un Maru shpërtheu në flakë dhe nisi të fusë ujë. Shtëllunga e tymit mund të shihej nga avioni i Rojes Bregdetare C-130 që ishte dërguar aty për të mbikëqyrur mbytjen e anijes, por edhe për të bërë një monitorim për ndotjen.

U desh pesë orë që anija të fundosej.

Zyrtarët vendosën ta fundosnin pasi ajo mund të kthehej në rrezik për anijet e tjera që lëvizin në këto ujëra. Kjo është një zonë e ngarkuar për shkak të shkëmbimeve mes Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Anija nuk kishte drita apo sistem komunikimi dhe kishte 7.500 litra karburant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›