E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak miraton 409 kredi për të pastrehët

Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak

Debate për emrat e përfituesve.Të majtët, votë pro vetëm të parës.

Kryebashkiaku Basha: Brenda vitit, edhe një listë tjetër.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje projektvendimin për dhënien e 409 kredive të buta për shtresat në nevojë. Nga sa bëri me dije kryebashkiaku Basha, janë edhe 800 të tjera të planifikuara dhe brenda vitit në Këshill do të paraqitet një tjetër listë. Po kështu, 74 familje të tjera do të përfitojnë nga vendimi për mbylljen e procedurave të privatizimit të banesave. Pas dy orë diskutimesh kaluan edhe 5 projektvendime të tjera të rendit të ditës. Mbledhja nisi me debate rreth një kërkese së kreut të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi. Ai u shpreh se Bashkia ka rritur taksat dhe në këtë mënyrë i shtyn bizneset drejt falimentimit, ndërsa më tej shtoi se është rritur edhe taksa e gjelbërimit. Dalipi bëri një kërkesë zyrtare për një mbledhje jashtë radhe me kryebashkiakun Basha për këtë problem. Po paraqes këtu shqetësimet e biznesit që janë vënë në presion nga administrata e Tatim-Taksave në Tiranë. Bashkia po vepron arbitrarisht duke rritur taksat. Po i shtyni bizneset drejt falimentimit. Ndaj propozoj një mbledhje jashtë radhe për këtë problematikë, tha Dalipi. Kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti. Ai tha: Jemi mbledhur për të diskutuar projektvendimet e rendit të ditës. Nëse këshilltarët socialistë kanë nevojë për përcaktimin e ndryshimeve në rregullore, le të bëhet propozimi. Kryebashkiaku Basha, nga ana e tij, pa nisur prezantimin, u shpreh i gatshëm të përgjigjet dhe garantoi transparencë. Nëse ju jeni gati ti zhvilloni sonte kërkesat, unë jam i gatshëm të përgjigjem; nëse jo, unë jam plotësisht në dispozicion për të bërë transparencën e plotë të fakteve, tha Basha.
Kreditë për strehim
Të 409 kreditë që kaluan dje në mbledhjen e Këshillit ishin ndarë në dy projekte vendimi. Lista e parë me 225 emra u përkiste aplikantëve që kishin bërë kërkesë për të përfituar nga ky program që në vitin 2010. Ndërsa lista tjetër u përkiste aplikantëve të rinj. Këto vendime ngjallën dhe debate mes këshilltarëve. Përpara se të jepnin votën e tyre pro për listën e parë, këshilltarët e majtë e cilësuan jo normale shtyrjen e procedurave me një vit për qytetarët. Madje ata e cilësuan vendimin për ta kaluar këtë listë në Këshill si vendim politik. Kryebashkiaku Basha, nga ana e tij, u përgjigj se nuk bëhej fjalë për një vendim të kësaj natyre. Shqyrtimi i kërkesave për kredi të buta për strehim kanë marrë vëmendje të veçantë, ne kemi përfshirë për herë të parë kategori të personave në nevojë, të cilët janë përfshirë edhe në vendimmarrje, ku është përfshirë edhe zëri i këtyre kategorive. Ata plotësojnë kriteret për të përfituar dhe nuk ka arsye për vendime politike, u shpreh Basha. Në listën e dytë me emra, këshilltarët e majtë dhanë votën kundër duke e akuzuar Bashkinë se kishte përfshirë persona me konflikt interesi apo që ishin militantë të partisë. Ka emra që kanë konflikt interesi, po kanë lidhje me persona të burgosur. Ne i kemi listat dhe do ti publikojmë këto shqetësime. Japim votën tonë kundër dhe kërkojmë që këto lista të rishikohen, tha Dalipi. I menjëhershëm ishte reagimi i kryebashkiakut Basha. Koha kur jepeshin shtëpi për mbështetje politike ka kaluar. Më vjen keq sepse ka individë që kur dalin para kamerave, kanë qëndrime të ndryshme, ndërkohë që në komision dhanë votën e tyre pro. Ju, zotërinj, nuk ia hiqni dot të drejtën dhe nuk përjashtoni dot asnjë qytetar nga emri apo nga prejardhja për aq kohë sa vlerësimi i dokumentacionit është bërë sipas ligjit, tha Basha.

Vendimet e miratuara
. Vendim për Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë.

. Vendim për Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë.      (nr.2)

. Vendim për Miratimin e përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit.

. Vendim mbi Krijimin e Galerisë së Artit Bashkëkohor, Tirana Art Gallery dhe miratimin  e strukturës organizative.

. Vendim për Vendosjen e pllakës memorial në kujtim të holokaustit.

. Vendim për Emërtimin e shkollës Gjergj Fishta

. Vendim: Ristrukturimin e qendrës sociale Të qëndrojmë së bashku, Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe Familjet në Nevojë dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit, miratimin e strukturave të tyre organizative, si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012″.

. Vendim mbi Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, Për kalimin kapital të asetit Pjesë objektit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Mekanike, Rr. Sabaudin Gabrani Bashkisë Tiranë si dhe ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale Të qëndrojmë së bashku.

Debatet ne keshill
Aldrin Dalipi:
Po paraqes këtu shqetësimet e biznesit që janë vënë në presion nga administrata e Tatim-Taksave në Tiranë. Bashkia po vepron arbitrarisht duke rritur taksat. Ne jemi këshilltarë dhe për respektim të procedurës çështjet duhet të ngrihen një nga një. Kryebashkiaku të respektojë pikat, jo të na mbajë të njëjtin ligjërim si Kryeministri në mbledhje qeverie.

Njazi Kosovrasti: Jemi mbledhur për rendin e ditës. Nëse këshilltarët socialistë kanë nevojë për përcaktimin e ndryshimeve në rregullore, le të bëhet propozimi.

Lulzim Basha: Nëse ju jeni gati ti zhvilloni sonte kërkesat, unë jam i gatshëm të përgjigjem; nëse jo, unë jam plotësisht në dispozicion për të bërë transparencën e plotë të fakteve. Nuk besoj se një gjë e tillë ka ndodhur, por kuptoj që ju vazhdimisht i ktheni çështjet në politike.

Aldrin Dalipi: Kryebashkiaku Basha duhet tu kërkojë falje 225 familjeve, të cilat kanë pritur më shumë se një vit për të përfituar nga programi i strehimit. Listat kanë qenë gati që në kohën kur në krye të Bashkisë ishte zoti Rama dhe nuk është sjellë propozimi në Këshill. Jemi dakord të mbështesim qytetarët e Tiranës që kanë nevojë, por në këtë rast kemi një vendim politik.

Lulzim Basha: Koha e vendimeve politike, aq më shumë për shtresat në nevojë, ka kaluar. Kërkesat janë shqyrtuar rast pas rasti. Është e vërtetë që lista e parë me 225 emra ka qenë gati, asaj u janë shtuar edhe emra të tjerë. Vullneti ynë për të mbështetur këto kategori do të vazhdojë.

Aldrin Dalipi: Ne nuk do ta miratojmë listën e dytë. Deklarojmë votën tonë kundër. Brenda kësaj liste kemi verifikuar emra me konflikt interesi, militantë apo emra të personave që duhet të jenë pas kangjellave të burgut.

Lulzim Basha: Çdo dosje është verifikuar sipas ligjit. Koha kur shtëpitë jepeshin për mbështetje politike ka kaluar. Ju zotërinj nuk keni asnjë të drejtë të paragjykoni askënd qytetar, ashtu siç ndodhte në kohën e diktaturës. Nuk ka militantë që ne mbështesim, ka qytetarë, të cilët janë bërë pjesë e programit në përputhje me të gjitha rregullat.

Hapja e Tirana Art Galery
Me rëndësi në prezantimin e tij në Këshill, kryebashkiaku theksoi se do të jetë edhe hapja e Tirana Art Galery, në

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›