Rishikim buxhetit, fonde për fëmijët që nuk dëgjojnë

Ministri i Shëndetësisë, Vasili
Ministri i Shëndetësisë: Nuk i kemi lënë jashtë prioriteteve.
Kemi investuar ku ndërhyrja ka qenë e domosdoshme
Ministria e Shëndetësisë ka dhe ka pasur vullnetin për ti parë me prioritet fëmijët që lindin me mungesë të dëgjimit. Në muajt në vijim do të bëhet një rishikim i buxhetit dhe sipas të gjitha modaliteteve, për ta do të parashikohet një fond, duke parë edhe mundësitë që na ofrohen. Këtë deklaratë bëri dje për gazetën ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Pas trajtimit të problemit që prej dy ditësh në lidhje me 20 fëmijë që rrezikojnë të mbeten gjithë jetën të shurdhër, pasi nuk ka fonde për implantin koklear, ministri shpreh gatishmërinë e tij. Në interesimet tona të mëparshme, drejtuesit e lartë të Ministrisë ia faturuan ISKSH-së mungesën e fondeve. Një pjesë e tyre ndoshta për mungesë informacioni. Pas pyetëm në këtë institucion, na u dha përgjigjja nga specialistët se kërkesa për shtesa në buxhet në fakt bëhet nga Ministria e Shëndetësisë. Këtë na e pranoi edhe vetë ministri Vasili. Ai deklaroi gjithashtu se për herë të parë implanti koklear është kryer gjatë mandatit të tij si ministër, dhe kjo është një arsye më shumë për të bërë përpjekjet maksimale që ndërhyrje të tilla të vazhdojnë. Me lejoni tju sqaroj se në sistemin publik shqiptar implanti nuk kryhet. Në vitin 2010 u dha një fond i posaçëm nga Këshilli i Ministrave për të mbështetur 20 fëmijë që do të kryenin këtë ndërhyrje. Ai u fut në zërin e investimeve jo si trajtim mjekësor. Pa diskutim që ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj kategorie fëmijësh, por si kjo ndërhyrje dhe të tjera janë të vështira të futen në sistem, tha Vasili. Ai shtoi se sistemi shëndetësor përgjithësisht funksionon me vështirësi, për shkak të skemës së trashëguar të sigurimeve shëndetësore dhe fondet përpiqen të menaxhohen sa më mirë të jetë e mundur.
Mungesa e fondeve
I pyetur nga gazeta se pse 2 vitet e fundit nuk ka pasur fonde, kur mesatarisht duhen vetëm 300 mijë euro në vit dhe ndërkohë që investimet nuk kanë munguar në Shëndetësi, ministri theksoi se fondet janë të detajuara dhe kanë shkuar aty ku nevoja për ndërhyrje në sistem ka qenë më e domosdoshme. Ju thoni që janë pak për një shtet 300 mijë euro, ndërkohë që fëmijët rrezikojnë të mbeten të shurdhër. Jam dakord, ashtu siç dua tju garantoj se në për asnjë çast nuk i kemi pasur jashtë vëmendjes këta fëmijë. Nuk mund të them numër të saktë, por ne do të zbatojmë të gjitha modalitetet sipas ligjit që të parashikohet një fond i veçantë për ta. Jam shumë optimist se brenda një kohe të shkurtër do të rikthehen ndërhyrjet, tha Vasili. Ministri i Shëndetësisë sqaroi gjithashtu se do të jetë dikasteri që ai drejton që do të bëjë kërkesën për këto fonde, të cilat gjithashtu pritet të futen në zërin e investimeve. Pas kryerjes së implantit të parë koklear në 2009, gjatë 2010-s janë kryer edhe 7 ndërhyrje të tjera. Më pas, ndihma për fëmijët e shurdhër stopoi dhe për këtë nuk arritëm të merrnim një arsye të qartë as nga ministri i Shëndetësisë. Gjithsesi, deklarata e ministrit ndez dritën e shpresës për 20 fëmijë, të cilët janë në limitet e moshës për të kryer implantin koklear. Ata janë në kufirin mes 3-5 vjeç. Pas kësaj moshe, edhe nëse vendoset aparatura e dëgjimit, është shumë i vështirë rikuperimi i të folurës. Këta fëmijë kanë nevojë edhe për ndjekje të mëtejshme, ashtu si fëmijët autikë, të cilët gjithashtu me vështirësi mund të trajtohen në sistemin shëndetësor publik, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ndërhyrja
Operacioni është një procedurë, që zakonisht zgjat 2-3 orë dhe kryhet nën anestezi gjenerale. Në përgjithësi rreziqet nga ky operacion janë të vogla dhe të njëjta me rreziqet e ndërhyrjeve të tjera në vesh. Qëndrimi në spital mund të jetë nga një deri në disa ditë, dhe varet nga nevojat individuale e mundësitë e trajtimit postoperator pranë qendrës së banimit.
Kryeministria udhëzoi zgjidhjen e problemit
Pas letrës që morëm nga njëri prej prindërve të fëmijëve që nuk dëgjon, kësaj problematike iu dha vëmendja maksimale dhe mund të them se i është deleguar Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë zgjidhje. Unë kam kontaktuar personalisht me familjarët, ashtu si me Ministrinë. Kemi menduar se ky problem ka marrë udhë dhe dua tju garantoj se vetë Kryeministri ka shprehur vullnetin maksimal për tu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, kështu u shpreh këshilltarja e Kryeministrit për shëndetësinë, Mirela Tabaku. Sipas saj, interesimi ka qenë i vazhdueshëm. Më lejoni tju them se më duhet të marr informacionin e duhur sesi po shkojnë gjërat në mënyrë institucionale. Gjithashtu, ritheksoj se nga Kryeministria është dhënë përgjigje në kohë rekord, jo vetëm për rastin e prindit që na ka sjellë letrën, por për të gjithë kategorinë e këtyre fëmijëve, tha Tabaku. Këtë fakt na e pranoi dy ditë më parë edhe i ati i Ardian Mustafai, njërit prej fëmijëve që pret prej tre vjetësh implantin koklear. Të them të drejtën, pas letrës së fundit, 3 muaj më parë, më mori në telefon nga Kryeministria këshilltarja e shëndetësisë dhe më tha se problemi do të zgjidhej shumë shpejt, duhej të dërgoja dokumentet në Ministri. Pas këtij komunikimi, edhe nga Ministria pata një telefonatë, ku më vunë në dijeni se ishte lëshuar një urdhëresë nga Kryeministria që të shihej me përparësi im bir dhe të kryhej ndërhyrja. Takova shefin e kabinetit dhe mora përgjigje pozitive. Por tani kanë kaluar 3 muaj dhe jo më larg se të hënën, kur shkova prapë për tu interesuar, më thanë që të enjten duhet të shkoj prapë, sqaroi Mustafai.
Diagnostikimi
Diagnostikimi është tërësisht rastësor, atëherë kur prindi shpreh shqëtesimin lidhur me paaftësinë në dëgjim apo vonesën në të folur të fëmijës, dhe kjo ndodh zakonisht në moshën 3-4 vjeç. Diagnostikohen relativisht vonë. Mënyra e vetme për të fituar aftësitë dëgjimore dhe zhvilluar të folurin është protezimi akustik apo implanti koklear për fëmijët me humbje të thellë të dëgjimit.
Pajisja
Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike, e cila implantohet te njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin te një person që është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit. Shpesh i emërtuar me termin veshi bionik, është pajisje e vetme e prodhuar nga njeriu, e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij. Përpjekjet për mundësimin e dëgjimit me anë të një pajisjeje të tillë kanë nisur që në vitet 1950, por vetëm në gjysmën e dytë të viteve 70 ato filluan të aplikohen gjerësisht tek individët me humbje të dëgjimit, të lindur apo të fituar
Ndërhyrja
Operacioni është një procedurë, që zakonisht zgjat 2-3 orë dhe kryhet nën anestezi gjenerale. Në përgjithësi rreziqet nga ky operacion janë të vogla dhe të njëjta me rreziqet e ndërhyrjeve të tjera në vesh. Qëndrimi në spital mund të jetë nga një deri në disa ditë, dhe varet nga nevojat individuale e mundësitë e trajtimit postoperator pranë qendrës së banimit.
Çdo vit, 70 fëmijë të shurdhër
Kemi 2-3 fëmijë shurdhë në 1000 lindje, në një kohë kur lindshmëria totale në Shqipëri kap shifrat 30 000-35 000 lindje në vit. Me një matematikë të thjeshtë, arrihet në konkluzionin se në vendin tonë lindin çdo vit rreth 70 fëmijë shurdhë. Kësaj shifre i shtohet edhe ai grup fëmijësh që e humb dëgjimin në muajt apo vitet e para të jetës. Janë rreth 20 fëmijë në pritje për të kryer implantin koklear si të vetmen mundësi të tyre për të pasur një jetë normale. Për fat të keq, një pjesë e t