''The Economist'' në faqen e parë: ''Lamtumirë Silvio''
ROMË- Për të mirën e Italisë dhe ekonomisë tepër të rënduar të vendit, që po bën sakrifica të mëdha për të mbijetuar, Silvio Berlusconi duhet të largohet nga arena politike e vendit dhe t'i hapë rrugën kryeministrit Enrico Letta të bëjë detyrën për të shpëtuar vendin nga gremina financiare, shkruante sot në kryeartikullin e saj të faqes së parë e përjavshmja ekonomike britanike ''The Economist''.
Në edicionin e saj më të fundit, revista britanike, që ka qenë një ndër kritikët më të hershëm të tre herë kryeministrit të Italisë, theksonte se kryeministri aktual italian, Enrico Letta kishte bërë një punë të përshtatshme përgjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së tij dhe se i duheshin mundësuar kushtet për të bërë më tepër.
Dënimi i Berlusconit për evazion fiskal, që u mbështet javën e kaluar edhe nga Gjykata më e Lartë e Apelit në Itali, ishte goditja përfundimtare, theksonte ''The Economist'' ndërkohë që një artikull i brendshëm e kishte titulluar ''Lamtumirë Silvio''.
"Pasi u dënua për një krim, ka ardhur koha që Silvio Berlusconi të tërhiqet nga skena kombëtare politike", theksohej në artikull.
(m.a/ansa/BalkanWeb)