E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amfiteatri i Durresit projekt per rivitalizim

/ /

DURRES - Amfiteatri antik i Durresit se shpejti do ti nenshtrohet rivilitalizimit te plote. Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace prezantoi dje projekt-idene sipas se ciles amfiteatri do te shnderrohet ne funksional per te sherbyer si skene teatri. Sipas tij nderhyrjet do te fokusohen ne arenen e amfiteatrit ne shkallaret ne rikonstruksionin e galerive dhe ndenjeseve se tij si dhe ne ruajtjen dhe konservimin e segmentit muzeal. Kreu i Monumenteve e beri deklaraten e tij ndersa merrte pjese ne nje veprimtari sensibilizuese per kujdesin mbi veprat monumentale. Bace pohoi se rivitalizimi do te sherbeje qe ne te ardhmen te jepen shfaqje ndersa do te jete si pasarele per te pare pjesen me te bukur qe ka amfiteatri te vetmin mozaik qe ka perandori Aleksander i cili ndodhet ne pjesen e poshtme te tij. Ndersa ne pjesen e shkallares e cila eshte ne nje gjendje shume te keqe do te vendosen vende per tu ulur. Sipas drejtorit te Monumenteve ne projekt-ide perfshihet gjithashtu krijimi i nje salle te hapur me 1500 spektatore per shfaqje artistike qe tashme eshte paraqitur edhe ne nje panair nderkombetar ne Tokio. Nderkaq Bace pohon se projekti i restaurimit te plote te amfiteatrit te Durresit kap vleren e 2-3 milione eurove ndersa restaurimi i pjeses veriore te tij kerkon prishjen e te gjitha banesave. Rreth amfiteatrit antik ndodhen 9 ndertesa te ngritura prej disa vitesh fati i familjeve te te cilave nuk dihet ne rast te venies ne zbatim te ketij projekti. Gjate dites se djeshme Instituti i Monumenteve te Kultures ne bashkepunim me shkollen 9-vjecare Vincens Prendushi kane nisur nje fushate sensibilizuese per mirembajtjen e monumenteve kulturore duke e pastruar ate nga mbeturinat. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›