E Diel, 1 Nëntor 2026

Amfiteatri i Durrësit në listën e objekteve evropiane në rrezik

TIRANË - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve të Trashëgimisë Kulturore, "Europa Nostra", zëri i Trashëgimisë Kulturore pranë Këshillit të Europës, ka përfshirë Amfiteatrin Durrësit, në listën e 14 objekteve të trashëgimisë europiane në rrezik.

Programi “7 Më të Rrezikuarit” është një formë e re ndërgjegjësimi publik që "Europa Nostra" ka zgjedhur për të inkurajuar dhe mbështetur organizatat anëtare të saj, që të prezantojnë objekte të trashëgimisë të vendeve të tyre, të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje.

“Grupe me ekspertë të fushave të ndryshme, në bashkëpunim më partnerët tanë, do ti vizitojnë këto objekte të përzgjedhura, dhe do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të mundshme për të ardhmen e tyre”, shprehet Denis de Kergorlay, Presidenti Ekzekutiv i "Europa Nostra".

Programi “The 7 Most Endagared” - "7 Më të Rrezikuarit", i prezantuar në Janar të këtij viti, u adresohej të gjitha organizatava dhe enteve publike anëtarë të Europa Nostra, të aplikojnë për objekte përfaqësuese të trashëgimisë kukturore të vendeve të tyre.

Ekspertë të njohur të fushës, anëtarë të Bordit Këshillues Ndërkombëtar të Europa Nostra, kanë përzgjedhur 14 objekte të nominuara nga e gjithë Europa. Amfiteatri i Durrësit eshte perzgjedhur në listën paraprake, për t'u vlerësuar në një fazë përfundimtare në muajt në vijim. Lista përfundimtare, do të shpallet me rastin e festimit të 50 vjetorit të Europa Nostra, në Kongresin e radhës, i cili do të mbahet në Athinë në 16 qershor 2013.

Amfiteatri i Durrësit është është një objekt unik me vlera të rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar tërësisht ky objekt, emblemë e një civilizimi mijëvjeçar dhe një memorie historike, shumë informuese për brezat, është pa dyshim motivi kryesor që i ka shtyrë, me sa duket, ekspertët ta përfshijnë atë në listën e 14 të nominuarve.

(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›