E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Bersani: PD do të propozojë një tjetër kandidat për president

ROMË - Partia Demokratike, (PD), do të propozojë një kandidat të ri për president pasi gjatë raundit të parë të votimeve të realizuar dje kandidati i paraqitur, ish-kreu i Senatit, Franco Marini nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme prej të paktën dy të tretash, deklaroi lideri i PD-s, Pier Luigi Bersani.

Ai theksoi se emri i kandidatit të ri do të dilte nga një takim i krerëve kryesorë dhe figurave të lidershipit të PD-s, që ishte parashikuar për t'u zhvilluar mbrëmjen e sotme pas dështimit të kandidaturës së Marinit për të marrë një shumicë të nevojshme për t'u zgjedhur presidenti i ardhshëm i Italisë.

Ndërkohë mandati 7-vjeçar i presidentit italian në detyrë, Giorgio Napolitano përfundon në masin e muajit maj.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›