Topi ne familjen Konomi. Ngushellime per ndarjen nga jeta te gjyqtarit

Presidenti i Republikës vizitoi familjen Konomi në Vlorë ku shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Skerdilajd Konomi si pasojë e një atentati makabër me eksploziv ditën e premte. Kreu i shtetit theksoi se të gjitha strukturat po punojnë për zbulimin e autorëve dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.
“Çdo vrasje është barbare në vetvete, por mënyra e ekzekutimit të gjyqtarit Konomi është një shembull tipik i veprimit të krimit të organizuar, krim me të cilin shteti dhe punonjësit e tij përballen çdo ditë. Ne jemi të gjithë së bashku për të forcuar ligjet e për të forcuar gjithçka që të bëjmë të mundur që jeta e gjyqtarëve, jeta e punonjësve të shtetit, por edhe jeta e qytetarit të thjeshtë, të jetë e garantuar”- tha Topi.
Presidenti Topi ishte i shoqëruar në Vlorë nga kryetari i gjykatës së Vlorës dhe këshilltarët e tij. Ditën e premte, kreu i shtetit mblodhi në një takim për zbardhjen e ngjarjes së Vlorës shefin e SHISH, kryeprokuroren Ina Rama dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit.
Erjon Ajazi