E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, mbyllet procesi edhe per 2247 qytetare

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale publikoi dje listen e 2247 qytetareve, te cileve nga 28 maj deri 9 qershor 2012 u eshte printuar leja e legalizimit. Ne kete liste qe "Koha Jone" e publikon sot te plote, gjenden emrat e qytetareve te cileve u ka dale leja e legalizimit, ne qytetet dhe rrethet e qarqeve, Tirane, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Shkoder dhe Vlore.

Drejtori i ALUIZNI, Ardian Kollozi, thote se institucioni qe ai drejton prej pak muajsh, ne funksion te objektivit, tashme te shpallur, per permbylljen e procesit te legalizimit brenda vitit 2013 eshte duke pershpejtuar ritmet e procesit, dhe njekohesisht eshte duke rritur me tej transparencen per kategorite e perfshira ne kete proces, me qellim rritjen e besimit dhe entuziazmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›