E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet bujqesore dyndin tregun shqiptar, importet drejt minimumit



Dyndja e prodhimit bujqesor vendas, e cila po shfaqet me nisjen e ketij muaji te pare te sezonit veror, duket se po favorizon uljen ne minimum te prodhimit bujqesor qe vjen nga jashte. Dukuri, kjo e cila po pasohet vec te tjerash, edhe me nje ulje te cmimit te shitjes se kesaj kategorie prodhimesh bujqesore, e reflektuar edhe ne raportin me te fundit te Institutit te Statistikave. Sipas tij, konkretisht, futja ne treg e produkteve bujqesore vendase i ka reduktuar cmimet e fruta- perimeve me rreth 30 deri ne 40 leke per artikull. Nga ana e saj, ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, konfirmon se gjate sezonit te veres, prodhimi bujqesor vendas, i ploteson te gjitha nevojat per fruta dhe perime duke ndikuar ne kete menyre ne ndaljen e mallrave te importit. Nderkaq, ne muajt ne vazhdim pritet qe te kemi ulje te metejshme te cmimeve duke qene se edhe prodhimi pritet qe te shtohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›