E Diel, 1 Nëntor 2026

Casti i fiksuar ne celuloid, rrefen dramen e luftes se Kosoves Izaura Ndoj

Gjithcka nisi nje te diel Pashke ne vitin 1999... "Hyrjen ne Kosove e kisha perfytyruar ne ate kohe ne menyre te ndryshme... por kurrsesi e hipur mbi nje tank britanik... per vertetesine e perjetimit te dikurshem, sot s'arrin te me binde dot as casti i fiksuar ne celuloid...", ky eshte perkufizimi qe ndjek 110 imazhet e ekspozites "Fate ne lufte" te celur ne MHK. Portrete, personazhe ne situata te ndryshme, e kthejne kohen pas per te kujtuar edhe njehere dramen e luftes se Kosoves. E celur ne kuader te pervjetorit te 13-te te hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove, ekspozita e Oktroves eshte nje pasqyrim i punes se saj tremujore ne Kosove, kur shoqeronte misionin qe evakuoi refugjatet e Kosoves nga Maqedonia ne Gjermani. "Kjo ekspozite fotografike eshte nje deshmi. Eshte perjetimi me i forte i jetes sime. Jane fate njerezish te neperkembur nga lufta", - tha Mirela Oktrova ne celje te ekspozites. "Instinktivisht fillova te fotografoja figura qe as nuk i lija, as nuk me linin dot. Jane fotografi te momentit pa vene re personazhet, duke u perpjekur te perftoja deshmi", - rrefen Oktrova. Shkrepjet e gazetares Mirela Oktrova, jane mbledhur ne nje ekspozite, nen titullin "Fate ne lufte", pikerisht me rastin e pervjetorit te 13-te te hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Oktrova i ka shoqeruar imazhet me copeza te shkeputura nga ditari i saj personal gjate kesaj eksperience, e sic tregon ajo vete, lufta ka qene nje nga perjetimet me te forta. E ndare ne kater pjese, ekspozita fotografike e celur ne Muzeun Kombetar, nis me evakuimin e refugjateve te Kosoves nga Maqedonia ne Gjermani. Me pas shfaqen njerezit e portretet e tyre, largimi nga kampi dhe epilogu mbyll ciklin fotografik. "Nga zona e luftes u ktheva pas tre muajsh...Pesha e perjetimeve dukej se do ta pengonte avionin te ngrihej, ndersa shiu me kujtoi se prej muajsh me ishin shtangur lotet...", - shkruan Oktrova ne shenimet e saj. Pjesa e pare e ekspozites eshte ikja e pare nga "ferri", sic e quan Oktrova kampin, pjesa e dyte permban portrete me shprehje emocionale te ndryshme, me pas vjen largimi i dyte nga "ferri" dhe ne fund eshte epilogu. Ekspozita do te vazhdoje te qendroje per publikun ne sallen e ekspozitave te Muzeut Historik Kombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›