E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Siri, kryeministri Halaqi i mbijeton atentatit me bombë në Damask

siria-atentatSiri- Kryeministri sirian Wael el-Halaqi i ka mbijetuar një atentati pas një bombe të vendosur në një makinë në kryeqytetin e vendit, Damask, thonë raportet.

Sipas BBC-së, shpërthimi në rrethin e Mazzeh të Sirirsëkishte në shënjestër z. Halaqi, tha televizioni shtetëror.

Një grup aktivist në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se truproja e z.Halaqi kishte mbetur i vrarë, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Agjencia e lajmeve siriane Sana tha se shpërthim goditi pranë një parku në këtë zonë, “Ibn Rushed Park”. Nga sulmi nuk janë raportuar viktima të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›