Amnesty International: Mos pengoni prokurorinë
TIRANE-Amnesty International (AI) ka shprehur dje shqetësimin për pengesat që po ndesh Prokuroria e Përgjithshme shqiptare në marrjen në pyetje të gjashtë drejtuesve të Gardës së Republikës, të dyshuar si përgjegjës kryesorë për vrasjen e tre shtetasve gjatë demonstratës së dhunshme antiqeveritare të 21 janarit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp te publikuar sot ne te perditshmen Gazeta Shqiptare, zëvendësdrejtorja e AI, Andrea Huber ka reaguar edhe në lidhje me abuzimet verbale të adresuara sipas saj nga kryeministri Berisha në adresë të kryeprokurores Ina Rama.
“Amnesty International shpreh shqetësimin për injorimin e kërkesës së zyrës së prokurores së Përgjithshme në zbatimin e urdhër-ndalimit për gjashtë drejtuesit kryesorë të Gardës së Republikës, të cilët kërkohen të hetohen për vdekjen e tre personave, shkaktuar nga përdorimi i armëve të zjarrit gjatë protestave të 21 janarit”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu, Amnesty International vëren se Policia e Shtetit ka injoruar kërkesën e prokurorisë duke ndërhyrë në moszbatimin normal të ligjit. Zonja Andrea Huber e mbyll deklaratën e saj duke dënuar sjelljen e kryeministrit Berisha ndaj kryeprokurores Ina Rama. “Amnesty International shpreh shqetësim të thellë për gjuhën abuzuese të kryeministrit Berisha ndaj prokurores së Përgjithshme, gjë e cila nënvleftëson respektin për ligjin në Shqipëri”, - është shprehur ajo.
Kryeministri Sali Berisha dhe prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ranë dakord sipas një pakti xhentëlmenësh t’i hapnin rrugë hetimeve për gjashtë drejtuesit e Gardës së Republikës, të dyshuar si përgjegjës për vrasjen e tre shtetasve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit. "Por tri orë mbrapa, kjo marrëveshje u shkel me urdhrin që mori zonja Rama”, - tha Berisha rreth një javë më parë në konferencë shtypi. Kryeprokurorja “shkeli” paktin, pasi ajo iu rikthye dhe njëherë kërkesës së saj për ndalimin e të 6 drejtuesve të Gardës së Republikës nga ana e Policisë së Shtetit, duke refuzuar kësisoj të merrte deponimet e tyre pa zbatuar më parë urdhër-ndalimet. Në këto kushte, shefi i qeverisë e ka akuzuar prokuroren e Përgjithshme si “ndrikull të puçit të shtetit të 21 janarit”, pasi sipas tij “me këmbënguljen për të arrestuar zinxhirin drejtues të Gardës, zonja kryeprokurore synon t’i hapë rrugën vijimit të dhunës ndaj institucioneve”.
(d.b/GSH/BalkanWeb)