Ivanov apel partivepolitike: Dialog përtë dalë nga kriza
SHKUP- Gjendja e krijuar në Maqedoni, pas largimit të opozitës nga Kuvendi ka detyruar presidentin Ivanov që ti bëjë thirrje liderëve të partive politike për një takim të ri, për të diskutuar mundësitë për daljen nga kriza.
Apeli i kreut të shtetit vjen pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, i cili rekomandoi mbajtjen e një takimi të tillë. Duke komentuar bojkotimin e opozitës, Ivanov tha se çdo parti mban përgjegjësi për veprimet e saj dhe se është mirë të diskutohet për arritjen e ndonjë zgjidhjeje të mundshme.
Partitë politike thonë se po shqyrtojnë thirrjen e presidentit, por nuk besojnë në arritjen e ndonjë marrëveshje, duke marrë parasysh takimin e 10 ditëve më parë që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorin e SHBA-ve, Filip Riker, kanë bërë thirrje për vendosjen e dialogut të mirëfilltë, por edhe respektimin e procedurave ligjore si në rastin e pronarit të televizionit A1, i cili vazhdon të jetë nën arrest, gjë që tensionoi edhe më shumë situatën. Opozita thotë se arrestimet janë bërë për të heshtur katër mediat që janë në pronësi të Kamkovskit, e që njihen si kritikuese të punës së qeverisë.
(e.n/BalkanWeb)