Bllokimi i gazit çmimi me pakicë rritet 20 për qind
TIRANE-Tregu i gazit, pas ultimatumit të Tatimeve ndaj "Petroliferës" për të lëshuar kupon fiskal për mallin që depozitohet në magazinat tatimore/doganore, po përballet me rritje të shpejtë çmimesh, të ngjashme me atë të viteve të para 90-të të shekullit të kaluar, për sa i përket shpejtësisë.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se tregtarët e pakicës po ndodhen, në të katër anët e vendit, në kushtet e një pamundësie për të siguruar, qoftë edhe me çmim më të lartë, sasinë e gazit të lëngshëm, që kërkohet nga konsumatorët. të vegjël thonë se nuk po gjejnë dot furnizim.
"Tani ka mungesë gazi. S'ka pasur furnizim nga kompanitë e mëdha. Do të shesim këtë që kemi dhe do të mbyllim dyqanin", deklaron për median Marjeta Lala, tregtare gazi.
Arsyeja, edhe sipas tyre, është e lidhur me një konflikt mes Tatimeve dhe disa shoqërive që tregtojnë gaz me shumicë, për vendosjen e kasave fiskale
Dy dite me pare një grup shoqërish që tregtojnë gaz u ankuan se administrata tatimore po bën goditje selektive në treg, me qëllim që ta vërë biznesin nën kontrollin e disa shoqërive të lidhura me qarqe të larta drejtuese të Financave. Ata akuzuan drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Gazmir Spahija, si njeriun, i cili po drejton këtë operacion, ndërkohë që Tatimet reaguan, duke thënë se po zbatojnë ligjin, sipas të cilit të gjitha bizneset janë të detyruara të vendosin kasat fiskale. "Petrolifera" kundërshton fiskalizimin, duke qenë se ajo është thjesht depozituese, detyrimi i së cilës është thjesht deklarimi i sasisë së hidrokarbureve që hyjnë e dalin, por jo shitja e tyre që ngarkohet me taksë. Ndërkohë, pas deklarimit të grosistëve të Vlorës për të ndaluar shitjen e gazit të lëngshëm në treg, Tatimet nuk bënë asnjë lëshim në qëndrimin e tyre. Për më tepër, kompanitë, që lidhen me vendin tjetër të depozitimit të hidrokarbureve - Porto Romano, pranë Durrësit - kanë qenë shumë dakord me vendosjen e kasave në Vlorë, pavarësisht nga logjika e investitorëve të huaj se një gjë e tillë nuk është e mbështetur në ligjet shqiptare.
Në këtë mënyrë, është krijuar, si rrallë ndonjëherë, një përçarje e madhe në një sektor të biznesit shqiptar, që shpesh është akuzuar se ka shkelur rregullat e konkurrencës, duke u marrë vesh për caktimin e të njëjtave çmimeve të shitjes së mallrave që tregtojnë. Shoqata e Hidrokarbureve është shprehur pro veprimit të Tatimeve, që u kundërshtua nga Shoqata e Tregtarëve të Gazit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)