E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Qeverite nuk ndryshohen me protesta por me zgjedhje

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Aleksander Arvizu tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se perfaqesuesit e zgjedhur dhe qeverite nuk ndryshohen me protesta ne rruge por permes procesit elektoral. Duke shprehur mbeshtetjen e forte te Shteteve te Bashkuara per Prokuroren e Pergjithshme te Shqiperise zoti Arvizu tha se sistemi politik i Shqiperise duhet te funksionoje ne perputhje me statusin e saj si nje vend i Natos ku nje tregues kryesor eshte roli i institucioneve te pavarura. Intervisten qe shefi i sherbimit shqip te Zerit te Amerikes Arben Xhixho i mori Ambasadorit Aleksander Arvizu mund ta ndiqni te shtunen ne programin televiziv Ditari ne oren 1800 si dhe ne faqen tone te internetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›