E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri: SHBA akuzohen për nxitje të dhunës

Siria i ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara për nxitje të dhunës kundër forcave të saja të sigurisë dhe tha se do të konfrontohet me atë ndërhyjnë në punët e brendshme.

Në një deklaratë  të Ministrisë së jashtme të Sirisë, thuhet se komentet nga zyrtarët amerikanë ishin “provë se Shtetet e Bashkuara po i inkurajojnë grupet e armatosura për të kryer dhunë kundër ushtrisë arabe të Sirisë”.

Kjo deklaratë u bë  në një kohë kur mbështetësit e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, kanë gjuajtur me gurë në drejtim të ambasadorit amerikan, Robert Ford, i cili po  takonte  kreun e  opozitës, Hasan Abdelazim, në Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›