E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia elektrike ne Kosove projektet dhe dilemat

Kur flitet per energjine elektrike ne Kosove ka nje pajtim ne shkalle te gjere se ajo mungon ne sasite e nevojshme per qytetaret e saj. Por rrugedalja eshte burimi i mospajtimeve. Nje grup organizatash joqeveritare ne fillim te ketij muaji nxoren nje studim mbi projektet energjetike ne Kosove ne te cilin shprehen shqetesime lidhur me planet e qeverise se Kosoves per ndertimin e Termocentralit te ri per prodhim te energjise nga linjiti. Ministri i Zhvillimit Ekonomik te Kosoves Besim Beqaj tha sot se eshte interes themelor i Kosoves qe te kete energji te sigurt per furnizim te qytetareve dhe e perballueshme per kushtet e tyre ekonomike.

Synimi tjeter eshte qe kete treg energjetik ta kthejme ne treg te vete qendrueshem pa pas nevoje per subvencionime te qytetareve permes qeverise se Kosoves. Dhe synimi i trete sipas te cilit jane ngritur edhe debate te shumta eshte kujdesi ndaj ambientit duke marr obligime te jashtezakonshme ne traktatin e energjise i cili e thekson qarte per ndertimet e kapaciteteve te reja se cfare duhet te jene dhe cfare standardesh duhet te plotesojne tha ministri Beqaj.

Por Agron Demi nga instituti per studime te avancuara thote se para cdo vendimi duhet te shqyrtohet mundesite tjera qe do te linin si zgjidhje te fundit perdorimin e qymyrit.

Ne kemi konsideruar ne studimin tone se eshte heret te vendoset per kapacitetet e reja nga linjiti kur ne nuk kemi marr asnje mase per ti zvogeluar humbjet qe tani konsiderohen te jene dyzet e tre per qind ne rrjet nuk kemi investuar ne kursimin e energjise nuk i kemi bere studimet tjera alternative per shkak se sipas parimeve te brendshme te Bankes Boterore ajo angazhohet ne ato projekte kur qymyri eshte alternativa e fundit per te investuar tha zoti Demi.

Qeveria thote se ka nje dallim te madh te kostos se energjise nga qymyri dhe asaj nga burime te riperterishme.

Investimi dhe faturimi nga energjite e riperterishme te qytetaret do te jete se paku pese here me i larte se sa qe eshte sot prandaj ne e kemi obligim per te balancuar ne mes te mundesive te qytetareve per te paguar dhe normalisht stabilitetit energjetik te cilen ne duhet ta kemi tha ministri Beqaj.

Thuhet se termocentrali i ri Kosova e Re do te kete teknologjine me te mire te mundshme. Teknologjia me e mire e mundshme eshte kapja e karbonit dhe ruajtja e tij e cila sipas vleresimeve do ta rrise cmimin e energjise per dyzet e pese per qind ne anen tjeter parashikimet per karbonin kane me qene qe deri ne vitin 2020 do te rritet ky cmim dhe deri ne vitin 2020 energjia alternative ka me qene ndoshta me e lire se sa ajo e qymyrit tha zoti Demi.

Termocentrali i ri i planifikuar te ndertohet do te prodhonte afersisht 1 mije megavat ore energji elektrike dhe pritet te kushtoje nga 700 milion deri ne nje miliarde euro. Projekti fillestar i cili qe publikuar ne vitin 2006 parashihte nje termocentral me fuqi prej mbi 2 mije megavat ore energji elektrike duke synuar sic eshte thene shnderrimin e Kosoves ne nje fuqi rajonale te prodhimit te energjise elektrike. Ish ministri i energjise dhe minierave Ethem eku thote se ka disa mundesi per sigurimin e energjise elektrike por linjiti mbetet burimi kryesor.

Ne tani kemi resurse te mjaftueshme sic eshte linjiti dhe kemi dicka qe gjeneron nepermjet ujit jane dy elemente te cilat japin mundesi te prodhimit te energjise.  Elementi i trete eshte energjia solare e cila po ashtu ne Kosove mund te gjenerohet edhe pse eshte e kushtueshme dhe nuk mund te jete bazament i fuqishem i zhvillimit ekonomik te vendit tha ish ministri eku.

Ai thote se zhvillimet ne bote dhe mungesa e energjise ka shtyre edhe vende te zhvilluara ti rikthehen prodhimit te energjise nga linjiti.

Pas zhvillimeve qe ndodhen ne Japoni dhe rrezikshmeria qe sollen centralet berthamore e shtyjne qe linjiti te jete nje resurs i cili mund te perdoret per zhvillimin e sektorit energjetik nen kontrollin e plote per problemet qe kane te bejne me mjedisin sepse jemi deshmitar per ngrohjen globale dhe ndikimit te karbonit ne ngrohjen globale tha ish ministri eku.

Deri ne zgjidhjen e ceshtjes se sigurimit me energji te mjaftueshme vendi do te vazhdoje te perballet me veshtiresi dhe te varet nga prodhimi i termocentraleve te vjetra e te mbajtura keq qe nuk sigurojne dot energji te mjaftueshme per vendin jane te demshem per mjedisin dhe detyrojne qeverine te investoje ne importe te shtrenjta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›