Amnesty Internatonal: EULEX-i të sqarojë fatin e të zhdukurve në Kosovë
Organizata më e njohur ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International (AI), ka kërkuar të hënën nga misioni europian për polici dhe drejtësi nga EULEX-i në Kosovë që të sqarohet fati i më shumë se tre mijë personave të rrëmbyer dhe të zhdukur si dhe që kriminelët që kanë kryer ato vepra të sillen përpara drejtësisë. "Apelojmë që sa më shpejt që të jetë e mundur të ndërmerren masat që të zgjidhen çështjet e krimeve të luftës dhe shkeljes së të drejtave njerëzore. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, misioni që udhëhiqet nga Bashkimi Europian duhet të sigurojë që të afërmve të më shumë se tre mijë të zhdukurve t'u tregohet e vërteta për fatin e të afërmve të tyre", citohet të ketë thënë drejtori i programit të Amensty International për Evropën, Nikola Dakuorth.