E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dhe NATO të vendosur për shtrirjen e EULEX-it

BE dhe NATO janë shprehur të gatshëm për të realizuar me sukses shtrirjen e misionit evropian në tërë territorin e Kosovës, edhe në veri të Mitrovicës.Për të evituar incidentet dhe problemet e mundshme, KFOR-i që vepron në veri të Kosovës ka bërë të ditur se ka rritur masat e sigurisë pak ditë para fillimit të misionit EULEX.Gjenerali francez, Michel Yakovleff ka theksuar se trupat e tij "do të jenë më të gatshme se zakonisht" kur të fillojnë punën të martën policët e parë evropianë, që do të zëvendësojnë ata të UNMIK-ut.Yakovleff, në një intervistë për AP-në, nuk pranoi të jepte detaje rreth lëvizjeve të paqeruajtësve gjatë këtyre ditëve, por shtoi se "nuk do të presë që të ketë gjak" përpara se të veprojë, në rast se misioni evropian pengohet.Ndërkaq, kreu i EULEX-i, Iv de Cermabo ka thënë se është në gjendje të përdorë edhe forcën nëse ndokush tenton ta pengoj shtrirjen e misionit."Detyra ime kryesishtë do të jetë përcjellje e pjesës këshilluese të misionit dhe të kontribojë në shtrirjen e institucioneve lokale që ato të bëhen përgjegjëse për t'i marrë përgjegjësitë. Por nëse ka nevojë në rastë të situatave të rënda, unë jam i gatshëm ta përdorë edhe forcën, në rastë të fundit" deklaroi Cermabo.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, ka theksuar ditë më parë se aleanca dëshiron që EULEX-i të vendoset në gjithë territorin e Kosovës.

"Pozicioni i NATO-s është i qartë. Ne dëshirojmë të shohim EULEX-in, misionin e Bashkimit Evropian, të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun dhe aleatët e mirëpritën deklaratën e Bashkimit Evropian se kjo do të filloj së shpejti", ka deklaruar sekretari Scheffer në një konferencë për gazetarë në Bruksel.

Sfida kryesore me të cilën pritet të ballafaqohen policët, gjykatësit dhe prokurorët evropianë të EULEX-it, do të jetë çështja e veprimit të tyre në terren dhe përcaktimi i operimeve në kuadër të kornizave ligjore në Kosovë, të cilat vazhdojnë të jenë të ndryshme. Beogradi zyrtar kishte kërkuar që EULEX-i të veprojë në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Prishtina zyrtare ka këmbëngulur që EULEX-i t'i zbatojë ligjet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pavarësisht zonave të operimit në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›