E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis, mbledh qeverinë për shkak të dhunës në Athinë e Selanik

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, thirri mbledhje urgjente të këshillit të ministrave vetëm për gjendjen e krijuar pas shpërthimit të akteve të reja të dhunës në qendër të Athinës dhe të Selanikut, në kuadrin e manifestimeve të majta kundër vrasjes së një të riu nga policia.Shërbimet e kryeministrit konservator bënë të ditur gjithashtu se nesër në mëngjes ai do të takohet me kërkesën e tij me kryetarin e shtetit, Karolos Papulias, "për ta informuar rreth situatës në vazhdim".Karamanlis do të takohet edhe me kryetarët e katër partive të opozitës parlamentare, të Partisë Socialiste, Partisë Komuniste, të së majtës radikale dhe të estremit të djathtë, shtuan shërbimet e tij. Sipas informacioneve të fundit, protestuesit i kanë vënë flakën selisë së Ministrisë së Jashtme greke, si dhe pemës së Krishtlindjeve në sheshin "Sintagma". Ndërkohë, flaka iu është vënë edhe disa makinave luksoze në një parking, njoftojnë autoritetet lokale të cilat theksojnë se situata është tejet e tensionuar. Po ashtu dhjetra persona depërtuan në ambasëdën gjermane. Ndërkohë që protestuesit kanë hedhur bomba molotov. Policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës. Protestat degjeneruan në dhunë pas vrasjes së një 15 -vjeçari nga forcat e policisë gjatë nje manifestimi paqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›