Traktati i BE-se vetem me 26 vende. Kundershton Britania
Pavarësisht Britanisë, 26 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakort për ecur përpara me reformat e programuara në shpëtim të monedhës europiane. Gjatë takimit të sotëm anëtarët e BE-së u ndanë në tentativën për krijimin e unionit fiskal brenda bllokut me 27 anëtarë. “Nëse sot lindi Europa me dy drejtime është faji i Britanisë së Madhe”, ka nxituar të thotë Sarkozy. Presidenti francez, shprehet i bindur se kryeministri David Cameron me kushtet e tij të papranueshme pengoi rrugën e një reforme të Traktateve mes 27 vendeve të BE.
“Patëm një debat të thelluar dhe të vështirë mbi formën juridike për ti hapur rrugën reformës së traktatit”, ka thënë Sarkozi duke ju referuar ndërhyrjeve të nevojshe për fuqizimin e disiplinës së bilancit e duke vijuar rrugën për një qeverisje ekonomike të përbashkët.
“Nuk ishte e mundur të procedonim si bllok 27 dhe kështu vendosëm të shkojmë përpara me një marrëvshje ndërqeveritare mes 17 vendeve të eurozonës dhe për të gjithë anëtaret që duan të marrin pjesë”, sqaroi Sarkozy.
Sipas presidentit francez, Britania ka kërkuar një protokoll të bashkangjitur traktatit për ta përjashtuar atë nga aplikimi i rregullave mbi shërbimet fianciare. Një kusht, ka shtuar Sarkozy, jo i pranueshëm pasi pikërisht nga ky sektor lindën shumë probleme të krizës aktuale.
“Nuk ramë dakord pasi mendojmë të kundërtën, se pjesa më e madhe e shqetësimeve të botës vjen pikërisht nga çrregullimi i shërbimeve fiananciare”, vlerësoi ai.
Në qëndrimin e tij, Cameron theksoi faktin se “ne nuk do të heqim dorë kurrë nga sovraniteti ynë. Nëse nuk munden tu përbahen ekzagjerimeve brenda një traktati është më mirë të qëndrojmë jashtë”.
Sipas tij, vendimi ishte i vështirë, por i mirë, ku interesat e vendit të tij ishin të mbrojtura.
“Ajo që doli nga samiti i BE-së nuk ishte në interest të BM-së, kështu që nuk pranova. Duam që vendet e zonës së euros të bashkohen dhe të zgjidhin problemet e tyre, por duhet të pranojmë hapjen brenda traktatit të BE-së, nëse do të mbrohej tregu unik dhe interesat e tjerë kyç të britanikëve”, deklaroi Cameron.
Por pavarësisht tensioneve kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e kënaqur, pasi sipas saj është një rezultat i mirë falë të cilit euro do të rifitojë besimin.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatin sapse ia dolëm të mos bëjmë marrëveshje të pista për euron. E gjithë bota dëshiron të shohë se kemi mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe për ne kredibiliteti është themelor. Gjithmonë e kam thënë se blloku 17 anëtarësh i eurozonës duhet të rikuperojë besimi dhe besoj se me vendimin e sotëm kjo mund të arrihet dhe do të arrihet” ka deklaruar Angela Merkel.
Edhe kreu i BQE ka shprehur kënaqësinë e vet mbi marrëveshjen e arritur për paktin fiskal, një bazë e mirë, siç e ka quajtur ai, për një disiplinë në politikën ekonomike të vendeve anëtare.