E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia Fiskale: Drafti shkon në Kuvend, nuk ndryshojnë tarifat

Mbërrin në Kuvend drafti përfundimtar për Amnistinë Fiskale. Sipas këtij draftligji, nuk duhet të përfitojnë prej faljes personat dhe kapitali që janë brenda fushatës së veprimit “Antimafia” dhe/ose objekt i konventës për Pastrimin, Kërkimin, Ngrirjen dhe Sekuestrimin e Aseteve nga Krimi i datës 8 nëntor 1990. Gjithashtu nuk përfshihen pasuritë e personave që kanë një pozicion zyrtar dhe kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë sipas ligjit. Amnistia është propozuar të jetë e përgjithshme, e ndarë në dy koncepte; legalizim kapitali dhe falje, ku përfshin si individin, ashtu edhe subjektin që ushtron aktivitet ekonomik. Amnistia është propozuar e limituar në kohë, me afat deri më 31 dhjetor 2011. Taksat dhe tarifat e amnistisë të propozuara janë vlerësuar në përputhje me nivelin e taksave në Shqipëri; nga 10% që është tatimi i mbajtjes në burim, tatimi i amnistisë është propozuar në draft në nivelin e 3%, ndërsa për rivlerësim kapitali për subjektet 6-7%, ndërsa për faljen janë propozuar falja e plotë me tarifë 0 dhe falja e pjesshme kundrejt pagimit të një përqindjeje të caktuar të principalit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›