E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia, biznesi përfitoi 100 milionë USD deri tani

Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se deri më tani vlera e përfitimit arrin 10 miliardë lekë. Biznesit i falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, por duhet të paguajë deri 50 për qind të principalit të borxhit

Mbeten edhe tre muaj kur amnistisë fiskale i vjen fundi dhe deri më tash biznesi ka përfituar 10 miliardë lekë nga procesi. Shuma mbetet ende mjaft e vogël në raport me vlerën që mbart amnistia fiskale. Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, u shpreh dje për mediat se efekte ky ligj, krahas përfitimit disaplanesh si detyrime të papaguara tatimore, doganore, ka patur edhe nga legalizimi i aseteve dhe kapitaleve. Sipas Rushajt, rritja e interesit të bizneseve dhe individëve për të përfituar nga ky ligj pritet të çlirojë kapitale që do t’i japin frymëmarrje dhe ekonomisë së vendit. Në bazë të Ligjit të Faljes, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat e tyre, pasuritë e tyre si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, si lokale ashtu dhe nacionale. Gjithashtu, do të jenë përfitues bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre. Por ngelet akoma e pa sqaruar sesi do të funksionojë administrimi i procesit nga ana e institucioneve fiskale dhe bankare në vend. Ministria e Financave i ka bërë publike procedurat sesi do të veprojnë kategoritë përkatëse, për të përfituar nga ligji i faljes fiskale, i cili ka hyrë në fuqi dhe do të jetë aktiv deri në përfundimin e procesit më 31 dhjetor 2012. Të gjithë individët, persona fizikë apo juridikë, shoqëri tregtare që parashikohen në ligj, do të legalizojnë kapital apo rivlerësojnë pajisje, makineri dhe objekte, do të përfitojnë nga falja tatimore, doganore, apo do të hipotekojnë apartamentet, sipas udhëzimeve të publikuara në Fletoren Zyrtare, do t’i nënshtrohen fillimisht plotësimit të formularit. Duke iu referuar udhëzimit në fjalë, individi, personi fizik tregtar apo përfaqësuesi i tij që ka për të legalizuar kapital plotëson në dy kopje formularin e aplikimit sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, për depozitim shumash në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim. Formulari i aplikimit me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, vihet në dispozicion të aplikuesit nga të gjitha bankat e licencuara nga Banka e Shqipërisë. Aplikuesi do t’i paraqesë punonjësit të bankës dokumentin e identifikimit së bashku me formularin të aplikimit të plotësuar, duke i bashkëlidhur edhe fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit. Ndërsa biznesit i falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, por duhet të paguajë deri 50 për qind të principalit të borxhit. Ndërkohë që përfaqësues të bankave tregtare janë shprehur pak ditë më parë se deri më sot nuk është kryer pothuajse asnjë veprim për legalizimin e kapitaleve, pasi ka munguar promovimi. Por numri dy i dikasterit të Financave thotë se së shpejti do të nisë një fushatë sensibilizuese dhe informuese për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfitimit të bizneseve e individëve nga Ligji i Faljes.

Numri dy i dikasterit të Financave thotë se së shpejti do të nisë një fushatë sensibilizuese dhe informuese për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfitimit të bizneseve e individëve nga Ligji i Faljes.

Vlera e abuzimeve me shpenzimet sipas institucioneve

Pushteti qendror

Ministria e Turizmit 14.9 milionë lekë

QSUT 13 milionë lekë

Drejt. e Përgj. e Ujësjellësve 5.8 milionë lekë

Ministria e Mbrojtjes 1.2 milionë lekë

Drejtoria e Menaxh. të Tokave 1 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë 112 mijë lekë

Drejtoria e Sigurimit të informac. 77 mijë lekë

Drejtoria e rezerva të Shtetit 67 mijë lekë

Drejtoria Arsimore Tiranë 49 mijë lekë

Ministria e Arsimit 43 mijë lekë

Ministria e Bujqësisë 14 mijë lekë

36.5 milionë lekë

Pushteti vendor

Bashkia Durrës 21.7 milionë lekë

Tiranë, Njësia 6 13.5 milionë lekë

Bashkia Fier 2.7 milionë lekë

Bashkia Shkodër 2.5 milionë lekë

Bashkia Sukth 1,6 milionë lekë

Njësia 2 Tiranë 1.2 milionë lekë

Bashkia Gjirokastër 1 milion lekë

Bashkia Elbasan 1 milion lekë

Komuna Shëngjin 870 mijë lekë

Bashkia Korçë 832 mijë lekë

Komuna Bërdicë 815 mijë lekë

Bashkia Koplik 768 mijë lekë

Komuna Otllak 590 mijë lekë

Këshilli i Qarkut Lezhë 519 mijë lekë

Bashkia Sarandë 471 mijë lekë

Komuna Vllahi 357 mijë lekë

Bashkia Fuhsë-Krujë 271 mijë lekë

Komuna Pojan 220 mijë lekë

Bashkia Ballsh 216 mijë lekë

Komuna Dushk 78 mijë lekë

Njësia 11 Tiranë 71 mijë lekë

Komuna Bërzhitë 45 mijë lekë

Bashkia Roskovec 28 mijë lekë

--------------------------------------------------

Totali 51 milionë lekë

Projektet

Rruga Lushnjë - Fier 25 milionë lekë

Projekti Cilësi dhe Barazi në Arsim 289 mijë lekë

Rrjeti hidrik i Tiranës 2.1 milionë lekë

Ndërtimi spitalit Kavajë 4.4 milionë lekë

Transmetimi i Energjisë 9.8 milionë lekë

Totali 42.7 milionë lekë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›