Amnistia e Topit prek edhe ish-bosin e piramidave, Muçën
23/04/2010 Presidenti i Republikës firmos 367 emra, mes tyre edhe 65 gra
Kreut të shoqërisë “Vefa” i mbeten edhe 5 vjet e gjysmë burg
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera, ka firmosur dekretin “Për falje dënimi” për 367 të dënuar, mes të cilëve edhe gra, rreth 65. Në listën e emrave figuron edhe ish-bosi i firmës piramidale “Vefa”, Vehbi Alimuça. Atij nga 6 vjet e gjashtë muaj që i kanë mbetur nga dënimi, kreu i shtetit shqiptar i ka falur vetëm një vit. Alimuça është dënuar me 20 vjet heqje lirie. Në fund të 2008-ës kërkoi nga gjykata lirim para kohe me kusht. Të dënuarve të tjerë Presidenti Topi u ka falur krejt dënimin e mbetur ose ndonjë vit. Numri i viteve të falura nga dënimi i mbetur varion nga 1 vit, deri në 10 vjet për shtetasin Iljaz Tahir Bega. Një vit më parë numri një i shtetit dekretoi faljen e disa viteve burgim për 23 të dënuar nga sistemi gjyqësor shqiptar.
*Lista e emrave dhe vitet që u falen nga dënimi i mbetur është e plotë në numrin e sotëm të "Metropol"