Infermierët e vjetër në moshë: Urdhri i ministrit të na përjashtojë
23/04/2010 Korçë, 150 infermierë kërkojnë programe studimi part-time ose kurse të veçanta për ta
KORÇE- Së fundi, 150 infermierë të shërbimit spitalor në Korçë kanë formuluar kërkesat e tyre, të cilat do t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me zbatimin e urdhrit të saj, që deri në vitin 2012 infermierët duhet të kenë përfunduar apo të jenë në përfundim të studimeve të larta.
Kërkesat
Sipas tyre, tre mbeten kërkesat më të qenësishme, por edhe më të arsyeshmet, për të cilat do të këmbëngulet që t’u plotësohen nga ana e ministrisë përkatëse. Së pari, Ministrisë së Shëndetësisë do t’i kërkohet çelja e një programi studimor part-time pranë departamentit të infermierisë të universitetit “Fan Noli” në Korçë, me qëllim që të gjithë infermierëve t’u jepet mundësia për të vijuar studimet e larta dhe në të njëjtën kohë të ruajnë vendin e punës. Së dyti, nëse nuk realizohet programi part-time, atëherë për këtë kontingjent të çelet një kurs i posaçëm, ku infermierët të përditësojnë njohuritë e tyre. Këto kanë qenë dy nga kërkesat më të rëndësishme të kontingjentit prej 150 infermierë, por ndërkohë infermierët më të vjetër në moshë kanë shtuar edhe një pikë tjetër. Sipas tyre, ka mjaft infermierë që ndodhen në prag të pensionit, të cilëve nuk u duhen më shumë se dy-tre apo katër vjet që të dalin në pension, ndaj për këtë arsye (sipas tyre) do të ishte e udhës që ata të mos ishin pjesë e zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi fill pas përfundimit të studimeve në të njëjtën kohë do të dilnin edhe në pension, çka do të thotë se përpjekjet e tyre dhe shpenzimet për studim do të ishin të pajustifikuara. Të gjitha sa më sipër, u bënë të ditura nga kryeinfermieri i shërbimit spitalor Korçë, Mihallaq Kondi, i cili vuri në dukje se urdhri i ministrit të Shëndetësisë në të vërtetë ka lënë të shqetësuar këtë kontingjent infermierësh, por vetëm për faktin sepse ende nuk dihet se si do të zgjidhet problemi i studimeve të tyre, pasi askush prej infermierëve me shkollë të mesme apo me kurse, plus gjimnazin, nuk ka qenë kundër me zgjerimin e njohurive dhe rritjen e cilësisë së shërbimit infermier. Megjithatë, sipas Kondit, nuk ka vend për t’u alarmuar, pasi deri më tani, gjithçka e deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë informative, por jo ekzekutive. Kjo do të thotë se me mbërritjen e urdhrit do të vijnë edhe rrugët e zgjidhjes se si do të veprohet me këtë kontingjent infermierësh. “Unë mund të them me përgjegjësi profesionale, tha Kondi, se infermierët e vjetër kanë një përvojë të gjatë pune, të cilët spikatin jo vetëm për kujdesin infermier ndaj pacientit, por në të njëjtën kohë edhe për manipulimet që ata bëjnë. Këtë përvojë një infermier i ri mund ta përvetësojë vetëm nga një infermier i vjetër. Nëse në shërbimin spitalor të Korçës sot numërohen 265 infermierë, vetëm 115 prej tyre janë me shkollë të lartë, ndërsa na duket e paarsyeshme që këtij urdhri t’i nënshtrohet edhe ata që janë në prag të pensionit. Gjithsesi ne jemi në pritje të udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë”, përfundoi kryeinfermieri Mihallaq Kondi.