E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha peruron shtepine e femijes Zyber Hallulli Nderim per Nene Terezen

Në ditën e lumturmit të Nënë Terezës, kryeministri i vendit Sali Berisha përuroi rikonstruksionin e plotë të shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet dhe shprehu angazhimin e tij se një transformin të tillë do të pësojnë të gjitha shtëpitë e fëmijëve në Shqipëri, të bazuar në konceptin më njerëzor shtëpi dhe familje.

“Do bëjmë gjithçka që ato të jenë sa më afër kushteve të familjes, do bëjmë gjithçka që brenda tyre të ketë elementë të familjes. Nuk do kursejmë asgjë që këtyre fëmijëve t’u jepen shërbimet më të mira të kushteve të jetesës”- u shpreh Berisha.

Kryeministri tha se ky përurimi i kësaj shtëpie bëhet në shenjë nderimi për Nënë Terezën, pasi ajo ishte një jetë të tërë e shkrirë për fëmijët në nevojë dhe fëmijët e sëmurë. Ai uroi që të jetë një frymëzim për të vazhduar me vendosmëri rrugën e bamirësisë dhe rrugën e kujdesit për ata që janë në nevojë si detyrim madhor i cdo individi dhe shoqërisë në tërësi për të lehtësuar vuajtjet dhe dhimbjet e pashmangshme.

“Përurojmë sot këtë shtëpi në një ditë të shënuar, ditë që nderojmë vendimin e Papa Gjon Palit të Dytë për lumturimin e Nënë Terezës shqiptares që i dha emër më shumë se kushdo tjetër këtij vendi në shekullin ku jetojmë, shqiptares më të madhe të të gjitha kohërave dhe në këtë aspekt nderimi i saj, duke përurur një model të ri të shtëpive të kujdesit të fëmëijëve është nderimi më i amdh që ne i bëjmë asaj. Ajo ishte një jetë e tërë e shkrirë në ndihmë të fëmëijev dhe të sëmurëve
Dashuria është forca më e madhe e njeriut për të ndryshuar forcën e tjetrit”-vijoi kryeministri, i cili shtoi se kjo është një shtëpi jete, mësimi dhe argëtimi për banorët e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›