Bie makina ne gremine 2 te plagosur

Një aksident i rënde ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Bogë-Koplik, në vendin e quajtur Xhaj. Një furgon me targë TR 3598 G ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë rreth 40 metër poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Rrok Ulaj i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, si dhe 22 vjeçari Nikolin Ulaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor pas hetimeve paraprake, bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij. Furgoni ka qenë i ngarkuar me material, ndërsa mësohet se po kthehej nga fshati Bogë drejt qytetit të Koplikut.
Fatmirësisht në furgon nuk ka patur persona të tjere, përveç dy të plagosurve. Policia në vendngjarje vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.