Amnistia, edhe tre muaj kohë

Qeveria ka miratuar sot aktin normativ të propozuar nga Ministria e Financave “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor".
Miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Nevoja për të ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor. Ministria u vendos pranverën e këtij viti, ku u diskutua paraprakisht në komisionet parlamentare.
"Duhet të piqen dy kushte për të pasur një amnisti efektive fiskale, të ndihet si nevojë e botës së biznesit dhe kjo nevojë tashmë është ndier, pasi ka qenë vetë komuniteti i biznesit që ka bërë propozimet, dhe që administrata fiskale të jetë e përgatitur nga ana administrative dhe instrumentet ligjorë për të imponuar një rregull të ri, që të mos lejojë përsëritjen e të njëjtave praktika në të ardhmen", pat deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode më 6 prill të këtij viti në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë.
Por, me gjithë optimizmin e qeverisë në atë, procesi i amnistisë thuajse dështoi për shkak. Qeveria ja faturoi këtë qëndrimit të opozitës, por edhe të mos informimit të qytetarëve. Meqenëse vendimi i parë përfundoi në dhjetor, biznesi dhe ministria kërkuan edhe një afat tjetër, për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve në këtë periudhë. Administrata Tatimore bëri të ditur kohë më parë se rezultojnë si potencial i mundshëm për t'u falur rreth 420 mijë raste (detyrim, gjobë, interes) në vlerën e rreth 57,7 miliardë lekë detyrime të papaguara. /S.Ll/Start/
2011-12-28 15:25