Rritje e lehtë e inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në konferencën e fundit për këtë viti, bëri një prezantim të zhvillimit ekonomik të vendit, duke theksuar se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka vendosur që të mos e ndryshojë normën e interesit.
Fullani sqaroi gjithashtu se është vënë re një rritje e lehtë inflacioni, duke theksuar se në muajin nëntor, inflacioni shkoi në shifrat e 2.9%.
Ai sqaroi se kjo rritje inflacioni ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit. “Analiza e treguesve mbështet vlerësimin për rritje pozitive, por nën potencial. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë ecuri të ngadaltë, rritja e prodhimit është nxitur nga industria dhe shërbimet, ndërsa ndërtimi vuan kërkesën e ulët”, tha ai./Start/
2011-12-28 17:11