Bankat europiane nuk kreditojne mes tyre
Bankat europiane vijojnë të mos kenë besim tek njëra tjetra. Statistika e Bankës Qendrore Europiane tregojnë se bankat preferojnë të depozitojnë në bankën qendrore dhe të mos kreditojnë njëra-tjetrën.
Bankat europiane të paralizuara nga frika, kanë rritur debozitat pranë BQE në 452 miliardë euro. Që prej vendimit të javës së kaluar të Institutit të Frankfurtit për një kredi tre vjecare me një interes të ulët, institutet europiane depozitojnë pranë Eurotouër, shuma të mëdha eurosh. Të ashtuquajturat depozitat overnight, apo shkëmbimet përgjatë natës kanë arritur rekordin gjatë kësaj periudhe, duke kaluar mbi nivelin e 400 miliardëve euro, nivele të paarritura më parë që nga krijimi i monedhës së përbashkët. I vetmi rast sipas BQE, ka qenë në qershorin e 2010, në kulmin e krizës së borxhit grek, në shumën e 384 miliardëve euro. Bankat europiane preferojnë të ruajnë likuiditetin e tyre në institutin qëndror me një normë interesi të ulët, se sa t’i huazojnë ato në banka të tjera me norma më të larta duke rrezikuar kështu njëra –tjetrën.
Sipas analistëve shuma që depozitohet pranë bankës qëndrore, të cilat instituti ua ofroi bankave europiane një javë më parë duhet te viheshin ne funksion për të rritur kreditimin ndaj familjeve dhe bizneseve.
Një javë më parë, Instituti i Frankfurtit u erdhi në ndihmë bankave europiane duke ofruar likuiditet me 489 miliardë euro, shumë kjo e cila do të mbështeste bankat në forcimin e kreditimit për familjet dhe bizneset, por edhe në lehtësimin e blerjes së titujve shtetëror të vendeve me borxh të lartë. Por pa kaluar një javë institutet europiane po i depozitojnë këto shuma pranë bankës qendrore. Ky veprim është gjykuar nga analistët dhe ekspertët e bankave si një veprim i pakuptimtë, pasi në këtë rast bankat po mendojnë për përfitimin e tyre, përmes blerjes së bonove qeveritare.
Gjithsesi më parë se të bëhen vlerësime për operacionet që instituti qendror do të ndërmarrë ndaj këtyre transaksioneve, do të duhen të paktën edhe disa javë, kohë për tu dhënë mundësi bankave të formulojnë strategjitë e investimeve dhe angazhimet për vitin e ardhshëm, por edhe kohën për vetë Institutin e Frankfurtit, për të ndërhyrë direkt mbi depozitat duke përgjysmuar koeficientin e rezervave obligatore.