E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: S’votoj Nanon President; Oketa: Do votoja Topin

“Nuk gjykoj dhe nuk paragjykoj asnjë kandidat. Çdo njeri ka të drejtën për të dhënë: “Unë jam dhe dështoj të jem pjesë e garës”. Unë kam thënë që nuk e votoj”, deklaroi ajo ku u pyet për kandidimin e Nanos në postin e Presidentit.

Topalli hodhi akuza ndaj presidentit aktual, që sipas saj, ka shkelur disa herë Kushtetutën e vendit si dhe nuk ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, ka deklaruar se do të votonte presidentin Bamir Topi për një rizgjedhje të dytë në postin e kreut të Shtetit. “Nëse Topi do të rikandidonte, unë do të jepja votën pro. Nëse Topi do të kërkonte një mendim timin nëse duhet të rikandidonte, këshilla ime do të ishte ‘jo’, të mos rikandidonte. Vështirë të kuptoj ata kandidatë që do t’i ofrohen këtij posti duke parë ndryshimet që kanë ndodhur në Kushtetutës, reduktimin e kompetencave dhe sulmet që i bëhen institucionit të Presidencës në mënyrë frekuente”, tha Oketa në Vizion Plus.

I pyetur nëse do të votonte Topallin për Presidente, Oketa tha se “unë do të votoja çdo kandidat të PD-së, pa bërë asnjë dallim. Unë i qëndroj parime dhe nuk merrem me emra”. /Start/

                                                                                             2011-12-29 09:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›