E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE konkretizon paralajmërimet, veprime ligjore ndaj Hungarisë

Komisioni Evropian ka bërë të ditur sot se do të ndërmarrrë veprime ligjore kundër Kushtetutës së re të Hungarisë, e cila shkel ligjet e Bashkimit Evropian, lidhur me pavarësinë e Bankës Qendrore Kombëtare, Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave, si dhe lidhur me shkurtimin e moshës së pensionit të gjykatësve.

Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Hose Manuel Barroso tha sot se: “Ne kemi shpresuar që Hungaria do të bënte ndryshimet e nevojshme. Deri tani nuk ka ndodhur kështu”, ka thënë ai.

Në një procedurë të quajtur si “procedura e shkeljes”, Komisioni zyrtarisht ka kërkuar ndryshime në ligjet përkatëse kombëtare.

Nëse këto kërkesa injorohen, atëherë ky vend mund të dërgohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është kritikuar jashtë mase kohët e fundit nga Parlamenti Evropian dhe nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat frikësohen se po e çon vendin drejt një autoritarizmi të mundshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›