E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale biznesi kerkon ndryshim te ligjit

Amnistia fiskale nuk duhet të aplikohet me formatin ligjor që është miratuar. Grupimet e biznesit, pavarësisht miratimit në parim të amnistisë, kërkojnë sërish që të ketë disa ndryshime që për ta janë thelbësore. Konkretisht, kërkohet që vetëm një nen i cili mund të krijojë keqkuptime pas vetëdeklarimit të ndryshohet.

“Ajo çfarë nuk do të ketë sukses, të paktën nga debatet dhe kontaktet që kam pasur me anëtarë të dhomës dhe sipërmarrës të ndryshëm është pjesa e vetëdeklarimit, ku parashikohet se edhe nëse vetëdeklarohesh dhe nesër ke një kontroll tatimor dhe të gjen ndonjë veprim të harruar, qoftë edhe pa dashje, humbet të qenit subjekt i aministisë fiskale dhe kthehet në bumerang pjesa e vetëdeklarimit”-thotë Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së, Tiranë.

Për Albanian Screen, zoti Nikolin Jaka thotë se do te ketë reagime zyrtare për të kërkuar sipas tij rregullimet që janë të nevojshme.

“Mendoj se do të konkretizojmë një propozim tjetër për një ndryshim pa e ndryshuar strukturën e ligjit. Është pika 4 e nenit 22 që duhet të ndryshohet për t’i dhënë garanci biznesit për kontrollet pas vetëdeklarimit”-shprehet Jaka.

Grupimet e biznesit kërkojnë që të mos humbet asnjë ditë kohë në aplikimin e faljes fiskale. Nga paketa ligjore preken qytetarët dhe bizneset. Ende nuk dihen efektet pozitive të faljes më të madhe në 20 vitet e fundit, por ministri i Financave ka deklaruar se borxhet e grumbulluara ndër vite janë rreth 400 milinë dollarë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›