Liberalizimi i vizave rriten fitimet e kompanive te sigurimit

Liberalizimi i lëvizjes së shqiptarëve ka sjellë përfitime direkte për kompanitë e sigurimeve. Të dhënat më të fundit, që i përkasin periudhës janar- prill të këtij viti tregojnë se shumë shqiptarë kanë siguruar jetën dhe shëndetin e tyre në udhëtim. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije në raportimin e përmuajshëm se numri i kontratave për sigurimin e jetës dhe shëndetit është rreth 14 mijë duke shënuar një rritje në masën rreth 74 për qind krahasuar me Janar-Prill 2010.
Në raportin e publikuar së fundmi jepen dhe detaje të tjera financiare. Kështu, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arrin në mbi 353,5 milion lekë lekë dhe shënon një rritje mbi 48% krahasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë. Burime në kompanitë e sigurimeve shpjegojnë se udhëtimet e shumta të shqiptarëve jashtë vendit kanë sjellë dhe rritjen e kontratave të nënshkruara dhe të ardhurave.
Veç kësaj, tregu i sigurimeve në vend është rritur me mbi 8% krahasuar me një vit më parë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financaire në raportimin për periudhën janar- prill të këtij vitit bën me dije se volumi i primeve të shkruara bruto arriti në rreth 3 miliardë lekë pas një rritje prej 223 milionë lekë që regjistroi gjatë këtij vitit. Në raportin mujor të Autoritetitë të Mbikëqyrjes Financiare thuhet se në total janë nënshkruar 408 mijë e 433 kontrata për sigurimin e jetës dhe jo jetës, prej të cilave rreth 218 mijë i përkasin vitit 2011.
Përsa i përket pagesës së dëmeve, janë paguar mbi 683 milionë lekë dëme, shifër kjo 8% më e lartë se katërmujorin e parë të vitit të shkuar. Gjatë kësaj periudhë janë paguar 5 mijë e 367 dëme nga të cilat 5 mijë e 324 për sigurimin e Jo-Jetës dhe 43 për jetën. Në Shqipëri prej vitesh operojnë tetë kompani sigurimi, prej të vilave tre ofrojnë shërbimin e pagesës së jetës.
Florian Papadhimitri