E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale biznesi shqiptar kerkon me shume garanci

Biznesi shqiptar kerkon me shume garanci per amnistine fiskale. Kreu i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka theksoi sot ne nje konference shtypi se ligji per amnistine fiskale duhet te jete gjitheperfshires dhe parashtroi disa kerkesa te sipermarresve shqiptare.

Jaka shtoi se sipermarresit kerkojne krijimin e nje granti nga fondi i mbledhur nga amnistia fiskale i cili te mund te perdoret per tu ardhur ne ndihme bizneseve ne rrezik.

Duke pare kushtet ku ndodhet ekonomia shqiptare ne kerkojme qe te krijohet nje grant nga fondi i mbledhur nga amnistia fiskale jo me pak se 30 perqind dhe kjo shume te perdoret per te stimuluar te gjitha bizneset qe jane ne rrezik theksoi Jaka.

Ai gjithashtu kerkoi qe per menaxhimin e ketij granti i cili do te jepet si kredi duhet krijuar nje bord drejtues me anetare edhe nga sipermarrja.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›