E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunder rrahin rojen shkaterrojne lokalin

Nje sasi tritoli ka shkaterruar pjeserisht nje lokal ne Lunder nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te dy autoreve te ngjarjes. Rreth ores 0400 te mengjesit te sotem dy persona kane nisur fillimisht debatin me rojen e lokalit B.Husha.


Ndersa kane tentuar te futen brenda nderteses ne pronesi te shtetasit K.Tufa roja eshte perpjekur ti ndaloje. Ata e kane goditur ate ndersa me pas jane futur ne ambientet e lokalit ku kane hedhur nje sasi lende plasese. Per pasoje nga shperthimi eshte prishur pjeserisht lokali por pa deme serioze ndersa nuk ka pasur te demtuar ne njerez.


Autoret e ngjarjes jane larguar ndersa policia po punon per kapjen e tyre. Pas marrjes se informacionit sherbimet e hetimit dhe te parandalimit te krimit te Komisariatit Nr.1 kane shkuar ne vendngjarje. Agjentet nisen procedurat hetimore ndersa po punojne ne disa pista per te zbardhur shkakun e kesaj ngjarjeje. Ende nuk eshte percaktuar sasia e lendes plasese te perdorur nga policia.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›