E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale dhe nje muaj ne fuqi

Muaji mars është muaji i fundit i fuqisë së amnistisë fiskale dhe ky proces nuk do të shyhet më as edhe një ditë. Është ky mesazhi që vjen nga autoritetet e Ministrisë së Financave, të cilët u bëjnë thirrje veçanërisht bizneseve të ofrohen, për të përfituar nga ky ligj. Zëvendësminsitri i Financave, Alfred Rushaj deklaron për “ABC news”, se amnistia u shty vetëm 3 muaj për ata qytetarë që shtuan radhët, pasi ishin të interesuar të rivlerëson pasuritë e paluajtshme.
Ndërkohë, sipas zëvendësministrit Rushaj që bizneset qëndruan indiferent gjatë gjithë kohës ndaj përfitimeve të amnistisë fiskale.
Deri në muajin janar të këtij viti, bilanci i amnistisë fiskale është 141 miliardë lekë kapital i rivlerësuar nga pasuritë e paluajtshme. Numri dy i financave sqaron se kjo është një shumë, e cila ka hyrë në treg dhe qarkullon si kapital ligjor.
Aktualisht Ministria e Financave ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për amnistinë fiskale, duke shpërndarë në kryeqytet e qytetet të tjera postera e broshura me informacione të detajuara të këtij procesi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›