E Diel, 1 Nëntor 2026

Liderët e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen fiskale

Liderët e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen e re fiskale, me të cilën kërkohet që ta mbajnë buxhetin e balancuar.

Të gjitha shtetet anëtare, me përjashtim të Britanisë dhe Çekisë, sot në mbyllje të samitit të tyre në Bruksel, e kanë nënshkruar marrëveshjen e iniciuar nga Gjermania.

Marrëveshja për Stabilitet, Koordinim dhe Qeverisje, e cila është vlerësuar si “rregull i artë”, kërkon që të 25 shtetet nënshkruese të ndërmarrin aksion automatik përmirësuas në rast të shpenzimit të tepërt.

Përveç kësaj, sipas marrëveshjes, Gjykata Evropiane për Drejtësi do ta ketë rolin e kontrollit të zbatimit të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›