Amnistia fiskale, kush përjashtohet
05/04/2010 Përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe drejtues të institucioneve kushtetuese mbeten jashtë
Konfindustria gati Paketën për Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të Faljes Fiskale
Amnistia fiskale që do të aplikohet në vendin tonë do të përshkohet nga “parimi i moralitetit”. Kjo do të thotë se pavarësisht se nga kjo amnisti do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilët kanë përfituar të ardhura jashtë shtetit me punën e tyre por pa paguar taksa, një pjesë tjetër nuk do të kenë asnjë përfitim prej saj. Në këtë kategori që nuk do të përfshihet nga kjo falje do të jenë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe individët që janë drejtues të institucioneve kushtetuese. Lidhur me realizimin e këtij procesi, mësohet se Konfindustria së shpejti do të dërgojë zyrtarisht pranë Qeverisë dhe institucioneve të vendimmarrjes politike Paketën për Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të Faljes Fiskale. Kjo nismë e Konfindustrisë është bërë publike nga Administratori i Përgjithshëm i saj, Gjergj Buxhuku, në një takim që ka zhvilluar me përfaqësues të institucioneve shtetërore financiare dhe përfaqësues të politikës. Sipas njoftimit të Konfindustrisë, në takim është propozuar paketa konkrete dhe masat ku duhet të ndërhyjë Qeveria për të ndihmuar bizneset. Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave kanë qenë dhe përfaqësues të dy forcave kryesore politike. Sipas njoftimit, në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjithashtu në takim kanë qenë dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste, si dhe përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, të ftuar nga bota akademike dhe universitare, profesionistë të fushës fiskale dhe ligjit. Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Buxhuku, ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur Paketën me Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të zbatimit të Faljes Fiskale. Në fjalën e tij ai u shpreh se përgatitja e Paketës për Faljen Fiskale u krye nga Konfindustria gjatë një kohe pune prej 3 muajsh, duke u mbështetur njëkohësisht në mendimet e përfaqësuesve të rëndësishëm të industrive shqiptare. Gjithashtu për këto propozime është bashkëpunuar me institucionet partnere në Itali, si dhe është marrë përvoja e vendeve të tjera, mendimi akademik i disa specialistëve të njohur ndërkombëtarë, si dhe ballafaqimi me kushtet e tashme të Shqipërisë. Ndërkohë u pranua rëndësia e vënë nga Konfindustria se detyrimisht me Faljen Fiskale u duhet dhënë mundësia ligjore dhe teknike qytetarëve shqiptarë për të kryer vetdeklarimin e të ardhurave personale, përndryshe rrezikohet procesi. Konfindustria paraqiti në takim propozimet e saj për zbatimin e parimit të “konkurrueshmërisë” me vendet e tjera të rajonit, që kanë kryer dhe po përgatiten për të kryer Falje Fiskale.
Nevoja
Amnistia fiskale është e domosdoshme, ndërsa mënyra se si ajo do të aplikohet mbetet një çështje për t’u diskutuar në tavolina ekspertësh. Deputeti i shumicës, Sherefedin Shehu, thotë se aplikimi i amnistisë fiskale e kthen ekonominë në normalitet dhe i jep fund një evazioni të dukshëm, por që ende nuk është pranuar ligjërisht.
Dyshimi
Aplikimi i një amnistie fiskale mbart me vete edhe rrezikun e formalizimit të ekonomisë kriminale. Në kushtet kur ekonomia gri në Shqipëri mbetet në nivele të larta, Milva Ekonomi është e idesë se pa forcuar administratën tatimore, aplikimi i amnistisë nuk mund të jetë efikas, pasi paratë kanë ardhur edhe nga sektorë të paligjshëm.
Përfshirja
Konfindustria shqiptare kërkon që brenda amnistisë të përfshihen edhe qytetarët. Sipas saj, shihet si domosdoshmëri përfshirja në proces në mënyrë të njëkohshme të kategorisë së biznesit dhe qytetarëve pa përjashtim. Duke parë mënyrën e krijimit të të ardhurave dhe funksionimit të sistemit ekonomik shqiptar në gjithë periudhën kohore 20-vjeçare, mënjanimi nga amnistia fiskale e qytetarëve do të thotë praktikisht dështim i procesit ende pa filluar.