Pashkët përgjakin Korçën, dy të rinj në gjendje të rëndë
05/04/2010 Grupet e të rinjve zihen për të hequr të parët vallen
Korçë-Dy të rinj, banorë të qytetit të Korçës, përfunduan në spitalin e këtij qyteti në gjendje të rëndë shëndetësore. Që të dy kishin qenë viktima të një sherri, gjatë festimit të pashkëve, ku njëri kishte mbetur i plagosur nga goditjet më thikë që kishte marrë, ndërsa tjetri për shkak të goditjes me mjete të forta (dru) në kokë. Dy të rinjtë janë dërguar në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore, madje mjekët kanë kërkuar dhe transportimin e një prej të plagosurve drejt spitalit Ushtarak të Tiranës për një ndihmë më të specializuar. Viktima të këtij sherri janë: 20- vjeçari me inicialet R.N dhe një shoku i tij. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë së Korçës nuk ka dhënë informacione.
Shkaku, një valle
Megjithatë, persona të ndodhur në vendin e ngjarjes pohuan se gjithçka ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, në një nga lokalet në periferi të Korçës, tek vendi i quajtur ish-“SMT”-ja, Pikërisht në këto ambiente, grupe të rinjsh kishin qenë duke festuar natën e madhe të pashkëve (natën e së shtunës), por pa mundur ta çojnë atë deri në fund. Gjithçka do të lindte për shkak të një valleje. Në një çast kur orkestra kishte mbushur me tinguj gjithë hapësirat e lokalit, dy grupe të rinjsh ishin ngritur për të hequr një valle, ku secili prej tyre dëshironte të ishte protagonisti (i pari) dhe jo grupi i parëndësishëm. Grupet u vendosën në pozicionet e tyre: kush do të ishte ai që do të hidhte vallen dhe kush do të ishte grupi që do të tërhiqej.
Përplasja
Dy grupet e të rinjve, duke pretenduar si njëri ashtu dhe tjetri se kishin mbërritur të parët në pistën e vallëzimit, kërkonin edhe të drejtën për të qenë të parët në valle, por ndërsa mirkuptimi nuk u bë i mundur të arrihej, fillimisht lindi një sherr me fyerje dhe sharje që më pas do të degjeneronte në një përleshje të vërtetë, me thika, mjete rrethanore dhe dru. Gjithnjë sipas dëshmitarëve okularë, grupet e të rinjve përbëheshin prej disa vetash, çka solli që gjithë lokali të përfundonte në panik. Mjaftuan disa minuta që të merrej vesh se njëri prej të rinjve kishte mbetur i plagosur nga goditja disa herë me radhë me thikë në pjesën e barkut, ndërsa një tjetër i rrëzuar përdhe, i mbytur në gjak për shkak të goditjes në kokë me mjete të forta (dru).