Vendimi, 25 mijë m2 për kompensim fizik
01/04/2010 Trojet e lira sipas qarqeve, Qeveria fillon kalimin tek AKKP
Mendohet se në të gjithë vendin janë 22 mijë hektarë toka të lira
Këshilli i Ministrave ka marrë dje vendim për kalimin e rreth 27 mijë metrave sipërfaqe toke në favor të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që sipas vendimit, do të shërbejë për kompensimin fizik të pronarëve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, sipërfaqja prej 27 070 (njëzet e shatë mijë e shtatëdhjetë) m², me numër pasurie 257/2, zëri kadastral “Shesh”, pronë shtetërore, do të kalojë në fondin e kompensimit fizik e të vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përputhje me ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
Trojet e lira
Ndërkohë mësohet se deri më tani janë evidentuar rreth 22 mijë hektarë toka të lira juridikisht, si dhe 1727 hektarë toka bujqësore, që janë përcaktuar për kompensim me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo ministri i ka dorëzuar tashmë
Këshillit të Ministrave tokat e lira të ish-ndërmarrjeve bujqësore, godinat e tyre, si dhe sipërfaqen përreth, dhe pas miratimit do të vihen në dispozicion të AKKP-së për të kaluar në duart e pronarëve. Kështu, sipas të dhënave, e gjithë sipërfaqja e tokave të lira bujqësore është e ndarë përkatësisht në 9562 hektarë tokë, 41 objekte dhe rreth 8 mijë hektarë troje që gjenden përreth këtyre objekteve.
Në funksion të kësaj linje, sipas kreut të AKPP-së, Elvis Çefa, Këshilli i Ministrave miraton herë pas here sipërfaqe që pasi plotësohen me dokumentacionin e nevojshëm ligjor, i kalojnë agjencisë për krijimin e fondit fizik. Edhe vendimi i djeshëm, sipas Çefës, është në funksion të vendimit të marrë që në vitin 2007 për këtë qëllim.
Pronat
Pronat që shërbejnë për kompensim fizik të pronarëve janë zakonisht pasuri të paluajtshme publike, me vendndodhje në zona që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, sipas ligjit "Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin", prona në pronësi apo në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës; tokat bujqësore, disponibël, shtetërore të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Tokat bujqësore që disponohen nga ish-institucionet kërkimore-shkencore të Ministrisë së Bujqësisë mbeten në administrimin e tyre, për nevojë të veprimtarisë funksionale, në sipërfaqe të caktuara nga ministri, ndërsa sipërfaqja tjetër mbi këto nevoja, shërben si fond për kompensimin fizik.
Prioritetet
Sipas ekspertëve të AKKP-së, prioritet në kthimin fizik të pronave do të kenë ata që e kanë bërë të parët aplikimin për njohjen e pronës, si dhe do të shihet afërsia e tokës së lirë me pronën që i është sekuestruar ish-pronarëve. Ndërkohë që për zonat turistike strategjia për kompensimin pritet të jetë akoma dhe më e ndërlikuar. Sipas ligjit, për kthimin dhe kompensimin e pronave në këto zona do të kenë prioritet familjet që kanë sipërfaqe të mëdha toke. Ndërkohë që këto subjekte do të jenë të detyruara që tu nënshtrohen të gjitha kushteve për zhvillimin e zonave turistike. Ndër kriteret më kryesore mbetet ndërtimi i ambienteve turistike, si dhe moslejimi i ndërtimeve masive që do të sillnin dhe shkatërrimin e gjithë zonës. Ndërsa do të lejohet që këto toka të përdoren për zhvillimin e pemëtarisë apo aktivitete të tjera blegtorale dhe bujqësore. Duket se ligji në këtë rast është shumë konkret, dhe është si masë parandaluese për të ndalur masakrën me trojet në vijën bregdetare.