Amnistia fiskale, qeveria shtyn afatin deri në muajin mars
Tiranë- Procesi i amnistisë fiskale do të vazhdojë edhe për 3 muaj të tjerë, për shkak të numrit të lartë të kërkesave pranë zyrave përkatëse. Ky vendim u mor sot nga qeveria shqiptare gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese- thuhet në deklaratën e Këshillit të Ministrave.
Sipas deklaratës së qeverisë në këtë akt përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve, dhe e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan, kontroll tregtarëve për kasat fiskale Elbasan – Drejtoria e Tatim-Taksave Elbasan po ushtron kontrolle këto...
- Parlamenti hungarez miraton reformën fiskale Hungari- Parlamenti hungarez të premten miratoi reformat fiskale të shumë...
- Durrës, tatim-taksat aksion për kasat fiskale Durrës- Vijon shmangia nga pajisja me fatura tatimore e klinetëve...