Analiza e Bankës së Shqipërisë, Fullani: Rritje pozitive, por nën potencial
Tiranë- Treguesit ekonomik të vendit tregojnë për rritje pozitive, por nën potencial. Ndërkohë që norma bazë e interesit do të mbesë e pandryshuar, në nivelin aktual prej 4.5%.
Kështu ka deklaruar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë konferencës përmbyllëse të BSH-së për vitin 2011.
Analiza e treguesve mbështet vlerësimin për rritje pozitive, por nën potencial. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë ecuri të ngadaltë, rritja e prodhimit është nxitur nga industria dhe shërbimet, ndërsa ndërtimi vuan kërkesën e ulët- deklaroi Fullani.
Ndër të tjera Fullani ka deklaruar se inflacioni në total ka qënë i reduktuar në mënyrë progresive, dhe në muajin nëntor ishte në nivelin 2.9%. Dhe rritja e tij në gjatë vitit 2011 erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe mallrave të konsumit jo ushqimor. Ndërsa sipas guvernatorit produktët e tjera të shportës kanë shënuar inflacion më të ulët.
Po sipas guvernatorit Fullani konsumatorët kanë hezituar të blejnë gjatë 2011-ës, dhe po ashtu bankat kanë raportuar një kërkesë të ulët për kredi nga ana e konsumatorëve në vend. Kurse familjet shqiptare gjatë 2011-ës janë prirur drejt kursimeve.
Shkrime të tjera me interes:
- Fullani: Ekonomia shqiptare nën potencialin e saj Tiranë- Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë deklaroi gjatë...
- Berisha: Fullani, Gjoni, Milo kandidatët për Guvernator Tiranë- Kryeministri Sali Berisha propozoi sot në mbledhjen e qeverisë,...
- Kursi i këmbimit, Fullani: Kujdes nga spekulantët, euro e qëndrueshme Tiranë- Nuk është koha për të këmbyer valuta, duhet pasur...