E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet mungese te standardeve dhe sigurise se sherbimit

Gjatë vitit 2011 është pezulluar aktiviteti për 25 shoqëri karburantesh dhe janë në process edhe 10 të tjera, duke përbërë një total prej 35 shoqërish të tilla. Me propozim të Inspektorititi Qendror Teknik dhe miratim të Ministrit të Ekonomisë, këto shoqëri, të cilat nuk plotësonin standardet e furnizimit dhe tregtimit të naftës në vend, nuk kanë më të drejtën që të veprojnë në këtë fushë. Sipas informacioneve nga Inspektoriati Qendror Teknik, ky treg ka qenë gjatë gjithë kohës nën kontroll. Pas konstatimit të problemeve, janë marrë masat për heqjen e licencës në mënyrë të parevokueshme, pra pa patur mundësi, që shoqëritë të kthehen prapë në treg.

Kryeinspektori Qendror Teknik, Ardian Alushaj ka bërë të ditur se rastet problematike nuk kanë të bëjnë me përzjerë të naftës me lëndë të dëmshme, siç është squfuri. Sipas tij, kjo lidhet me prezencën e lëndëve të vjetra që gjendjen ende në fuçitë e naftës. Raste të tilla problematike janë më tepër të pranishme në rrethe, ku aktivitetiti me furnizim të karburantiti është më i rrallë dhe jo aq i shpeshtë sa në kryeqytet.

Në fillim të vitit 2011, ndryshoi edhe ligji në lidhje me përbërjen e naftës, duke e përafruar atë me standardet europiane të këtij produkti. Në gjuhën teknike kjo naftë është e cilësisë 10 ppm dhe përfaqëson një standard të lartë të cilësisë pa përzjerës të tjerë, siç mund të ishte më parë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›