Amnistia ne Berlin
Festivali zhvillohet në shkurt dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të ketë një pavion të sajin.
“Në Berlin është hera e parë që futet një “fiction”. Ky është një sukses jo vetëm për Bujarin, të cilit i garanton një vazhdimësi më të lehtë në krijimtarinë e tij, por është edhe një reklamë për kinemanë shqiptare dhe për vetë filmin”, u shpreh Artan Minarolli, kryetar i QKK-së.
“Është një film i cili ka në fokus kërkesën e njerëzve për të dashuruar duke rrezikuar edhe jetën”, theksoi regjisori i filmit, Bujar Alimani.
Filmi trajton historinë e dy të martuarve, që bashkëshortët respektivë i kanë në burg. Gjatë vizitave që u bëjnë, njihen me njëri-tjetrin dhe dashurohen. Lind kështu një marrëdhënie që u ndryshon jetët.
Regjia dhe skenari: Bujar Alimani, kostumografia: Ermir Turkeshi, në role kryesore: Luli Bitri, Karafil Shena, Mirela Naska dhe për herë të parë në një rol dramatik, Todi Llupi.
Gjatë konferencës për shtyp që u mbajt për rastin, u diskutua edhe për një realizim të mundshëm të Festivalit Mbarëkombëtar të filmit në Tiranë, por edhe për buxhetin e QKK, i cili për të përballuar kërkesat e kineastëve për të prodhuar filma, sipas tyre duhet të jetë më i madh.