Amnistia për banesat, afati deri më 31 gusht

Ky vendim është motivuar duke qenë se muajit korrik dhe gusht është periudhë kur zakonisht kthehen emigrantët.
“Unë mendoj se për banesat meqenëse korriku dhe gushti janë muaj që emigrantët kanë mundësi të vinë me leje, të mos detyrohen të shkëputen nga vendi që janë, në mënyrë të posaçme, për të legalizuar banesën e tyre, atëherë le ta zgjasim këtë afat. Nuk mendoj që të zgjaten afatet për zërat e tjerë. Biznesi pati kohën e tij. Lidhur me biznesin nuk do të këtë më zgjatje afati”, tha kryeministri Berisha.
Sipas tij, për banesat ka pasur një vëllim të madh kërkesash dhe në këtë drejtim sipas tij, nuk mund të veprohej. E njëjti vendim nuk do të merret për biznesin, çka për qeverinë ka pasur kohë të mjaftueshme. Nga zbatimi i amnistisë për biznesin, deri më sot janë futur në treg një pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 171. 7 miliard lekë.
“Vetëm në muajin janar, shkurt me zgjatjen që bëmë kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë. Kanë përfituar dhe një seri biznesesh, por ata që kanë përfituar më shumë se gjithë të tjerët janë qytetarët. Por gjatë dy javëve të fundit për fat të keq sërish ka radhë të mëdha në zyrat e regjistrimit të pasurive. Janë 800 aplikime në ditë, çka janë të papërballueshme. Unë mendoj që ministria e financave vetëm për zërin banesa, të zgjasë afatin deri më datën 31 gusht, në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre”, tha më tej Berisha./Start/
2012-03-28 16:58