Amnistia
Regjisori Bujar Alimani ka zbritur dje ne shesh-xhirim. Do te realizoje te parin film te gjate artistik. Nje histori dashurie tradhtie dhe pikepyetje mbi moralin. Filmi do te xhirohet mes Tiranes e Pogradecit nderkohe qe Alimani sjell ne ekran nje kast te rinj aktoresh
Te gjithe kane zbritur ne shesh-xhirim. Regjisori Bujar Alimani ka realizuar dje te parin cak per filmin Amnistia. Nje skene pas stadiumit Qemal Stafa nje tjeter ne oborrin e shkolles Jeronim de Rada ne Rrugen e Durresit... Filmi i tij i pare i gjate mbeshtetur nga Qendra Kombetare Kinematografike Eurimages dhe si koproduksion greko-francez sjell nje histori teresisht shqiptare. Shkruar prej vete Alimanit skenari te hedh mes Tiranes e Pogradecit ne fatet e dy njerezve ku ngerthehen probleme te mprehta sociale. Ne fakt historia synon tjeterkund. Nje burre Karafil Shena e nje grua Luli Bitri rreken te gjejne vetveten ne nje lidhje jashtemartesore veprim i damkosur i pamoralshem prej shoqerise. Todi Llupi Mirela Naska Lulzim Zeqja Artan Islami Anastas Nika Rozi Kostani etj. jane aktoret e tjere kryesisht te rinj qe do te shperfaqin karakteret e historise. Amnistia do te xhirohet per 30 dite ne Tirane dhe Pogradec nderkohe qe regjisori Bujar Alimani sjell ne detaje projektin e tij.
Sot dje ka qene dita e pare e xhirimeve. Sa optimist jeni ju per mbarevajtjen e Amnistise
Jam shume i kenaqur nga dita e pare. Kam arritur ate qe ne themi rendiment mundem te realizojme gjithcka qe kishim parashikuar. Nuk ishte dite e lehte patem veshtiresi te trafikut te levizjes por ia dolen mbane. Shpresoj te vazhdojme keshtu edhe me tej. Ky eshte filmi i pare ne te cilin nuk kam ndier ankth dhe adrenalina ka qene ne maje. Nuk e di nga me vjen kjo lloj sigurie pasi ne kater filmat e shkurter kam pasur ankth.
Cilat do te jene sheshet e xhirimit
Filmi do te xhirohet mes Tiranes dhe Pogradecit dy jave. Ne Tirane do te qendrojme tri jave sepse edhe sheshi i veprimit eshte me i madh. Vendet e zgjedhura jane te shperndara ne raport me disa nevoja praktike qe dalin. I kemi nisur xhirimet nga ambientet e jashtme per te kaluar ne ambientet e brendshme kjo dhe si nevoje e kushteve atmosferike. Por ne teresi duke qene se i afrohemi nje kinemaje te realizmit social jemi perpjekur tu mbetemi besnik skemave dhe skenarit. I vetmi dekor jane skenat speciale te cilat nuk mundemi ti realizojme ne kushte normale pasi se kemi lirine e veprimit ne vende delikate sic jane burgjet.
Amnistia eshte filmi i pare i gjate per ju. Nje burre e nje grua te dy te martuar e te dy te perfshire ne lidhje jashtemartesore... Cfare sjell kjo histori
Eumlshte historia e dy njerezve qe kerkojne te moralshmen ne ate qe nga shoqeria quhet e pamoralshme. Po cfare kuptohet me te moralshme Ku qendron e verteta A eshte ne ate qe na ofrohet si dicka e nisur e cila do te zgjase pergjithmone model qe na ofrohet permes marteses apo eshte ne lirine qe shpirti yne kerkon vazhdimisht. Jane karaktere qe perpiqen kunder rrjedhes se pergjithshme te gjerave te krijojne planetin e tyre. Me dashuri erotike konflikte dhimbje.
Mbetemi ne nje problematike sociale
Une e kam emertuar erotiko-social. Historia ka te beje jo thjesht me njerezit qe punojne ne periferi te Shqiperise qe kane probleme me punet Elsa merr asistence Shpetimi punon naten ne nje shtypshkronje te zakonshme por historia nuk mbetet ketu. Ka fokus ne marredhenien e tyre te thelle. Do te jete nje film shume njerezor si trajtim si i shohim marredheniet mes tyre me shume se keto personazhe ne raport me kontekstin social ku jetojne.
Qe ne fillim ju folet se personazhet do tia besonit kryesisht aktoreve te rinj. Pse kjo zgjedhje
Eumlshte nje numer i madh aktoresh te rinj sepse kemi nevoje per nje imazh kinematografik te fresket ne filmin tone. Imazhi kinematografik shqiptar per cka kemi pare deri tani e them me shume sinqeritet eshte i semure. Kemi nevoje per gjera te reja dhe une perpiqem ta bej kete.
A i jane pergjigjur pritshmerise tende
Absolutisht. Luli Bitri prej me shume se nje muaj e gjysme ka ardhur nga Italia ku jeton prej disa vitesh dhe qe me perpara kishte shetitur te gjitha vendet e xhirimit. Te njejten gje ka bere edhe aktori tjeter kryesor Karafil Shena. Ai vertitet ne vendet ku do te xhirojme per ta bere te vetin ambientin. Kjo me gezon. Eumlshte nje staf i ri edhe ne prapavijen teknike. Skenografia e realizuar nga Shpetim Baca dhe Genti Decka ka qene e nje niveli te larte artistik. Shqiperia ka shume resurse per te suportuar nje kinema te nivelit te larte.
Filmi juaj eshte edhe projekti i pare shqiptar qe ka marre mbeshtetjen e Eurimages me 120 mije euro. Sa garanci perben kjo per festivalet e filmit
Sigurisht qe eshte mbeshtetur nga Eurimages por se pari eshte nje prodhim i Qendres Kombetare te Kinematografise. Do te thote se eshte produkt kombetar shqiptar flitet shqip ngjarjet zhvillohen e xhirohen ne Shqiperi dhe me aktore shqiptare. Eumlshte e rendesishme qe kinemaja jone te vazhdoje te debutoje sepse akoma nuk e kemi gjetur rrugen e shume filmave ne shume festivale por edhe ne treg. Etiketa mbeshtetja e Eurimages eshte nje pasaporte qe lehteson rrugen e metejshme te filmit. Eurimages mbeshteti skenarin mua me del per detyre te bej nje film te mire te justifikoj ate qe ata kane mbeshtetur ne letra. Sigurisht qe ata dhane miratimin per nje histori te mire mbeshtetur mbi nje dosje te pergatitur po mire ne biografine e nje kienasti te ri por te gjitha keto nuk mjaftojne. Une e kam obligim te shkoj 4-5 hapa me tej. Eumlshte filmi im i pare i gjate nje feste e madhe ne karrieren time personale drejt rruges se filmit prandaj i cmoj mbeshtetjet e QKK-se Eurimages dhe koproduksionet nga nje kompani greke dhe nje franceze te cilat kane siguruar qe tani shitjen e filmit ne vendet perkatese.
Cila do te jete jeta e festivalit pas fazes se postproduksionit
Xhirimet do te mbarojne per 30 dite dhe besoj se ne pranveren e vitit 2011 filmi do te jete gati. Ende nuk e dime me saktesi por nese mbaron shpejt mundet qe te konkurroje ne dy nga festivalet me prestigjioze europiane te filmit sic eshte ai i Berlinit dhe Kanes.