Nju Jorku ne flake endrra e parealizuar e Hitlerit
Strateget naziste edhe para Luftes se Dyte Boterore kane pasur plane per te goditur Nju Jorkun. Kjo ne varesi te tyre mund te ishte nje goditje me raketa pilote kamikaze bombardime ne shkalle te gjere apo edhe permes agjenteve sekrete. Disa prej ketyre planeve ishin ambicioze te tjerat qesharake dhe te parealizueshme por ato te gjitha kishin nje gje te perbashket fundin e deshtuar.
Kapiten Hans-Heinz Linder ishte duke e humbur gradualisht durimin. Ndersa po shfaqej drita e pare e agimit te 13 korrikut te vitit 1942 makinat e para ishin duke levizur ne fshatin e Amaganset Long Island. Por U-202 kishte ndalur. Kolosi prej celiku ngjyre gri ishte ndalur rreth 200 metra larg bregut i pashprese si nje balene e plagosur. Brenda pak oresh te gjithe do te ishin ne gjendje qe te shihnin nendetesen gjermane qe kishte ngecur ne bregun e Atlantikut. Megjithate Linder ia doli qe te clirohej. U dha fuqi motoreve me gjithe forcen dhe me ane te nje manovre shume profesionale ia doli qe te rifuste nendetesen ne det te hapur. U-202 rreshqiti nen vale para se drita e diellit tia kishte bere pranine e saj te njohur te gjitheve. Pasi rreziku tashme ishte larguar marinaret nisen qe te festonin shpetimin.
Ky rrezik qe mund te kishte humbur kete nendetese qe operonte ne bregun lindor te Amerikes ishte prelud i njerit prej operacioneve me te cuditshme te Gjermanise gjate Luftes se Dyte Boterore infiltrimit te nje grupi sabotatoresh ne token amerikane. Rajhu i Trete kishte kohe qe bente plane per te goditur Ameriken madje behej fjale per plane qe synonin goditjen e Amerikes qe nga themelet. Dhe menyrat ishin nga me te ndryshmet. Nje nga keto plane duhej qe te realizohej permes nendeteses U-202 por ne fakt ishte nje plan qe deshtoi sic deshtuan edhe shume te tjere para dhe pas tij. Ideja ishte qe te infiltroheshin tete agjente super speciale gjermane ne token amerikane por qe ne fakt ishte nje deshtim i vertete madje spektakolar.
Edhe pse te gjithe agjentet kaluan disa kohe ne Shtetet e Bashkuara para se te merrnin pjese ne operacion asnjeri prej tyre nuk kishte pervoje pune me nje sherbim sekret amerikan. Ne prill te vitit 1942 ata u derguan ne Gut Quenzee nje qytet 75 kilometra ne perendim te Berlinit per tu instruktuar ne lidhje me nje sere veprimtarish qe duhet te kryenin ne kuadrin e sabotazhit. Per 18 dite ekspertet ushtarake u perpoqen qe tu mesonin se si te perdornin eksplozivin se si te koordinoheshin me detonatoret dhe materialet e tjera shperthyese armet dhe granatat. Per te qene ne forme te mire fizike ata praktikonin Jiu-Jitsu. Me pas ne korrik dy grupe me agjente sekrete te rinj u hodhen secili perkatesisht ne brigjet e Florides dhe te Long Island njeri permes U-584 dhe tjetri permes nendeteses U-202.
Skuadrat u derguan ne Amerike per te shperthyer urat hekurudhore uzinat dhe fabrikat energjetike si dhe tunelet dhe te paralizonin pjesen me te madhe te faciliteteve industriale amerikane qe ishin jetike per luften e Amerikes. Sigurisht qe nje nga qellimet ishte edhe demoralizimi i popullates. Nje historian e ka cilesuar kete sipermarrje naziste si aktin e sabotazhit me te guximshem ne histori Por ne fakt ky plan u shnderrua nga nje plan shkaterrimi ne dhimbjen me te madhe te kohes per kasten e larte te qeverisese gjermane. Agjentet gjermane u zbuluan vetem dy dite pasi kishin dale ne terren nga agjentet e FBI-se te cilet ne kete menyre ndermoren edhe fushaten me te madhe te kerkimit te agjenteve qe kishte ndodhur deri ne ate kohe ne historine e sherbimeve sekrete amerikane. Pergjegjesia e pare e ketij zbulimi binte mbi shpatullat e Georg John Dasch lideri 39-vjecar i grupit te Long Islandit. Pasi thuajse ishte mbytur gjate perpjekjes per te dale ne toke ai brenda nje kohe shume te shkurter ishte zbuluar per shkak te disa pakujdesive shume te patolerueshme dhe naive te tij.
Historia e zbulimit te ketyre agjenteve gjermane eshte nje histori me vete e gjate ende e pazbuluar edhe sot ne te gjitha detajet e saj dhe mbi te gjitha nje histori qe simbolizon nje nga deshtimet me te medha te planeve te fshehta te nazisteve per te sulmuar Ameriken dhe mbi te gjitha per te ndryshuar ne menyre te fshehte rrjedhen e Luftes se Dyte Boterore. Gjithsesi fundi i agjenteve gjermane ishte i dhimbshem dhe mbi te gjitha ishte nje mesim i mire per nazistet dhe planet e tyre te metejshme ogurzeza. Me 8 gusht te vitit 1942 karriera e shkurter e 6 spiuneve gjermane perfundoi ne karrigen elektrike. Denimi u ekzekutua ne Burgun e Distriktit te Kolumbias. Nderkohe qe dy spiunet e tjere u falen nga Presidenti Rusvelt dhe u denuan vetem me 30 vjet burg respektivisht. Por nazistet pavaresisht ketij deshtimi shume te madh dhe shume te rende e diskreditues ne te njejten kohe ende ishin te obsesionuar Hitleri vecanerisht me idene e nje Nju Jorkut te perfshire nga flaket dhe shkaterrimi e paniku i njerezve. Ai mendonte se kundershtari i forte i nazizmit qe ishte ne bregun tjeter te Atlantikut duhej te detyrohej me te gjitha menyrat qe te dilte nga lufta dhe te mos e pengonte Hitlerin dhe vizionin e tij nazist per pushtimin dhe shnderrimin e Europes dhe te botes mbare. Dhe per kete duhej medoemos kryer nje sulm frontal i befasishem shkaterrimtar ne zemer te Nju Jorkut qe ishte edhe zemra e Shteteve te Bashkuara. Nje sulm ne kete qytet do te ishte fatal edhe per moralin e njerezve te cilet me pas do te ndikonin per te larguar qeverine nga planet e luftes ne Europe dhe fronte te tjera ne bote. Sipas disa deshmitareve Hitlerit i pelqente shpesh qe te shihte filma nga Londra ne flake apo Varshava ne flake duke imagjinuar edhe djegien e Nju Jorkut ne te njejten menyre. Sic shkruan edhe arkitekti famekeq i nazizmit Albert Speer Hitleri ishte thuajse i helmuar nga ideja e renies se Nju Jorkut dhe gjunjezimit te tij nga forca e flakeve.
Fale ketij entuziazmi shume te madh te Hitlerit per te pare te djegur zemren e Amerikes nuk eshte per tu cuditur edhe vazhdimesia e planeve per realizimin e nje endrre te tille makabre. Madje krijimi i planeve te tilla daton edhe para Luftes se Dyte Boterore. Keshtu ne vitin 1937 per shembull gate nje vizite te Hitlerit ne fabrikat e qytetit gjerman te Augsburgut atij i prezantuan prototipin e nje avioni bombardues me kater motore te fuqishem Messerschmitt Me 264 i cili ishte projektuar pikerisht qe te arrinte brigjet e Amerikes nga Europa. Hitlerin e entuziazmonte ideja e bombardimit te Amerikes me ane te nje apo disa avioneve te ngarkuar me eksploziv te cilet do te rrafshonin disa qytete amerikane me nje te rene te lapsit. Tani te vijme ne ditet e fundit te Luftes se Dyte. Pikerisht kur nazistet e humben shpresen se do te fitonin ushqyen me shume se kurre idene e krijimit te nje arme te shkaterrimit ne mase qe do te ishte ne gjendje te ndryshonte mrekullisht fatin e luftes. Shkencetaret ushtarake ne qendren e kerkimeve ne Peenmunde nje fshat ne ishullin balltik te Usedomit ishin te perfshire nga ide te ndryshme shkaterrimtare. Pikerisht nga kjo qender kishin dale edhe raketat V-2 qe ne vitin 1942 supozoheshin qe te godisnin brigjet amerikane ne momentin kur lufta te kishte marre fund. Konstruktoret dhe teknologet gjermane nuk njihnin kufij ne punen e tyre per te krijuar nje arme shkaterruese masive dhe per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve ne menyre te papritur dhe mbi te gjitha perfundimtare. E gjithe teknologjia naziste mundesohej jo vetem nga mendjet e mbrapshta te disa shkencetareve por edhe ne punen e detyruar te njerezve qe ishin marre ne ndermarrje te tilla me force dhe jo me vullnet te lire. Qindra punetore humben jeten ne fabrikat e prodhimit te armeve sekrete. Por per hir te se vertetes duhet thene se ne radhet e tyre kishte edhe vullnetare qe ndanin me Hitlerin endrren e shkaterrimit te Amerikes.
Ne fund te gjitha aventurat e cmendura te Hitlerit per te bombarduar apo kallur ne zjarr Ameriken paten nje fund te perbashket deshtimin.